22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

54 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

e burgimit në gjirin e Guantanamos, refuzimi i SHBA-së të

nënshkruajë Protokollin e Kyoto-s dhe dënimi me vdekje.

Gjatë administratës së dytë Bush, qasjeve multilaterale iu

kushtua më shumë vëmendje. Në Suedi, u pa si një ndryshim i

shumë mirëpritur. Pas zgjedhjeve suedeze të 2006-ës, përpjekje

u bënë për të forcuar dialogun transatlantik. Vizitat e shpeshta të

anëtarëve të qeverisë suedeze në Uashington ashtu si dhe

ndërtimi i ndërtesës së re të ambasadës suedeze në kryeqytetin e

SHBA-së mund të shihet si një hap drejt një marrëdhënie të re.

Bashkëpunimi mbi çështjet e klimës dhe energjisë zë një

vend gjithmonë e më në rritje në politikat suedeze. Gjatë

presidencës suedeze në 2009, lufta kundër ndryshimeve

klimaterike do të jetë një nga çështjet më madhore. Si

rrjedhojë, angazhimi i SHBA-së për këto çështje do të jetë i

një rëndësie të veçantë për të ardhmen e marrëdhënieve

transatlantike. Ka pritshmëri që SHBA-ja do të ketë një

pozicion më konstruktiv në Kuadrin e Konventës së Kombeve

të Bashkuara mbi ndryshimin klimaterik (UNFCCC), në

Kopenhagën në dhjetor 2009.

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar transatlantik u forcua

gjatë presidencës Gjermane të BE-së në 2007. Kjo i detyrohet

gjerësisht themelimit të Këshillit Ekonomik Transatlantik që është

i një rëndësie të veçantë për Suedinë. Edhe pse shkëmbimet

tregtare midis Suedisë dhe SHBA-së kanë rënë dy vitet e fundit,

SHBA është akoma një partner i rëndësishëm për Suedinë. Kriza

në Gjeorgji shtroi pyetjen si t’i përgjigjemi politikës së jashtme

ruse. Kritika suedeze ndaj Rusisë ishte shumë e qartë dhe ministri

i Jashtëm suedez Carl Bildt nënvizoi se rruga e ndërmarrë nga

Rusia çon në konfrontim me komunitetin ndërkombëtar në

përgjithësi. Sipas pozicionit suedez, është e rëndësishme të

vazhdojë dialogu me Rusinë, edhe pse përmbajtja e dialogut mund

të ndryshojë në të ardhmen. SHBA pritet të veprojë në

bashkëpunim me BE-në në lidhje me këtë çështje.

Zhvillimi i procesit të paqes në konfliktin izraelo-palestinez

mund të jetë një çështje tjetër e rëndësishme në 2009. Suedia

po inkurajon një zgjidhje dypalëshe me një shtet palestinez të

pavarur, demokratik dhe të suksesshëm, që jeton krah për krah

në paqe dhe siguri me Izraelin dhe fqinjët e tij. Kjo supozon

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!