22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

105

prodhueshmëri bujqësore aktive dhe në rritje. 23 Në këtë mënyrë

është me rëndësi ristrukturimi i fermës bujqësore shqiptare, e

cila duhet të riorganizohet për t’i vendosur fermerët në kushte

më produktive duke siguruar në këtë mënyrë një nivel të caktuar

të sigurisë ushqimore. Në këtë kuadër një politikë për bashkimin

e tokave bujqësore në njësi më të mëdha prodhimi (“land merging

policy”) do të mbështeste një sistem më të qëndrueshëm bujqësor

në Shqipëri ashtu si edhe më shumë garanci për sigurinë

ushqimore që varet nga burimet e brendshme. 24

Detyrimet e Shqipërisë në fushën e sigurisë ushqimore

kanë qenë të pranishme prej kohësh edhe falë qenies si vend

anëtar i OKB-së, e cila nëpërmjet agjencive të saj të

specializuara i ka kushtuar dhe vazhdon t’i kushtojë një

vëmendje të veçantë këtij procesi. FAO (Organizata Botërore

për Bujqësinë dhe Ushqimin), i është përkushtuar së fundmi

“qasjes së zinxhirit të ushqimit” (food chain approach) lidhur

me menaxhimin e sigurisë dhe cilësisë ushqimore në raport

me përgjegjësitë e të gjithë aktorëve në këtë zinxhir. Shërbimi

i FAO-s për Cilësinë dhe Standardet e Ushqimit ka

përcaktuar rregulla të shumta për vendet anëtare ku bën pjesë

edhe Shqipëria, ndaj forcimit të sigurisë dhe cilësisë së

ushqimit përgjatë zinxhirit ushqimor në të gjitha nivelet. Kjo

qasje synon parandalimin e sëmundjeve që lindin nga

ushqimet, mbrojtjen e konsumatorit dhe nxitjen e praktikave

të drejta në tregtinë e ushqimeve.

Përgjegjësia dhe detyrimet e Shqipërisë ndaj sigurisë

ushqimore, përveç detyrimeve që burojnë nga qenia si vend

anëtar i OKB-së, përforcohet në një shkallë edhe më të fortë në

raport me BE-në, përmes hyrjes në fuqi që nga 1 prilli 2009 të

23 Në vijim të përmbushjes së këtij detyrimi janë miratuar edhe Ligji Nr.

9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural” (Fletore Zyrtare

Nr. 148, Viti 2007, fq. 4355) dhe VKM Nr. 774, datë 14.11.2007 “Për miratimin

e Strategjisë Ndërsektoriale Shqiptare për Zhvillimin Rural (2007-2013)

(Fletore Zyrtare Nr. 163, Viti 2007, fq. 4815).

24 Këtu mund të përmendim detyrimet që rrjedhin për sigurinë ushqimore

nga VKM Nr. 924, datë 14.11.2007" Për miratimin e Strategjisë Sektoriale të

Bujqësisë dhe Ushqimit 2007-2013" (Fletore Zyrtare Nr. 192, viti 2007, fq.

6149).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!