22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

100 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

• Zhvillimi i arsimimit profesional që ka humbur rëndësinë

gjatë viteve të fundit (ka një perceptim të përgjithshëm se disa

profesione teknike kanë humbur).

• Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve

përkatëse për sa i përket tregut informal të punës.

Niveli i të ardhurave

Pavarësisht vështirësive të fillimit, inflacioni u zbut

ndjeshëm, në një kohë që kreditimi i hapi rrugën lulëzimit të

mijëra bizneseve private dhe ndërkohë varfëria është ulur me

50% në 5 vitet e fundit. Megjithatë, shumica e të dhënave

tregojnë se Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë për të bërë jo

vetëm për të arritur vendet evropiane më të zhvilluara, por

edhe me fqinjët e saj në rajon. Pavarësisht një rritjeje pozitive

të GDP-së, Shqipëria mbetet ende vendi i dytë më i varfër në

Evropë, ku një pjesë e madhe e popullsisë është detyruar të

emigrojë dhe ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë, mbeten

shumë të varur në të ardhurat që dërgojnë emigrantët.

Llogaritet që 27.5% e popullsisë jetojnë jashtë vendit duke

siguruar më shumë se 15% të GDP-së së Shqipërisë në 10

vitet e fundit. Në raportin vjetor të Bankës Botërore të vitit

2006 deklarohej se pa këto të ardhura shqiptarët do të jetonin

me më pak se 2$ në ditë. Megjithatë gjatë viteve të fundit, si

pasojë e krizës ekonomike globale, e cila nxjerr në pah

ndërvarësinë strukturore të ekonomive të vendeve të

zhvilluara dhe varësinë për nga pikëpamja e sigurisë

ekonomike makro-nivelore të vendeve në zhvillim, dërgesat

e parave nga emigracioni janë ulur duke shkaktuar probleme

sidomos në zonat rurale ku këto të ardhura janë burimi kryesor

me 40% të të ardhurave totale, çka mund të cenojë një sërë

komponentësh të sigurisë ekonomike. Për më tepër pjesa më

e madhe e këtyre të ardhurave (70%) për pjesën e parë të vitit

2008 u përdor për qëllime jo-produktive. Rreth 48% u përdor

për konsumim, 16% për ndërtim dhe 10% për edukim.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!