22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

99

kualifikim për ata të rinj me nivel të ulët arsimimi. Në të njëjtën

kohë, norma e të punësuarve në sektorin publik është ulur

nga 33% në vitin 1995 në 15% në vitin 2008 18 për shkak të

disa privatizimeve të ndërmarrjeve shtetërore. Nëse këtyre të

dhënave do t’u shtohej edhe deficiti mjaft i lartë tregtar i vendit

tonë mund të argumentohet se problemet kryesore të sigurisë

ekonomike të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj prekin paradigmën

socio-ekonomike të sigurisë dhe atë të garantimit të kapaciteteve

teknoindustriale. 19

Por cilat do të ishin disa nga kërcënimet që vijnë nga

papunësia për sigurinë ekonomike të individëve dhe, për

rrjedhojë, për sigurinë ekonomike strukturore të shtetit? Ndër

to mund të radhiten: një mundësi e humbur për zhvillimin

ekonomik; mosshfrytëzimi i potencialit social e ekonomik të

vendit; avantazh krahasues i papërdorur si rezultat i krahut të

lirë të punës; rritja e numrit të individëve që i drejtohen

punësimit informal; rritja e ritmit të emigracionit dhe humbja

e krahut të punës; rritja e mundësive që të papunët të

përfshihen në aktivitete kriminale, si vjedhjet, drogat, trafikimi

ilegal etj.

Në përsiatje të rritjes së sigurisë ekonomike individuale si

dhe të kapaciteteve prosperitet-prodhuese shteti shqiptar ka

ndërmarrë gjatë viteve të fundit një sërë masash, të cilat janë

shpalosur në Strategjinë e Punësimit 2007-2013 të qeverisë

shqiptare, si:

• Riintegrimi i emigrantëve në tregun vendas të punës, të

cilët mund të ndajnë eksperiencën e fituar jashtë vendit

nëpërmjet uljes së përkohshme të taksave për bizneset e tyre.

• Fuqizimi i agjencive qeveritare të punësimit dhe zhvillimi

i partneriteteve me agjencitë private të punësimit.

• Zhvillimi i partneriteteve me aktorët e tjerë në tregun e

punës të tilla si bizneset, universitetet, institutet e kërkimit

dhe donatore te ndryshëm.

18 Ministria e Punës, çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta, Strategjia

e Punësimit 2007-2013.

19 Shih, Christopher Dent, “Economic Security”, në Allan Collins (ed.),

“Contemporary Security Studies”, Oxford University Press, 2007, ff. 204-220.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!