22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

66 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

perceptohet si një drejtim kundër Rusisë 3 . Diskutimi mbi

implementimin e një mbrojtjeje në Europë ka provokuar një

debat transatlantik të thelluar kryesisht që nga 2007-a, edhe

pse është një çështje e vjetër në një kontekst të ri. Është pjesë

e bisedimeve që filluan gjatë Luftës së Ftohtë për kontrollin

dhe reduktimin e armëve. Më vonë, Uashingtoni shprehu

qëllimin e tij për t’u tërhequr nga Traktati i Raketës Anti-

Balistike (ABM) i 1972-it, por hasi në kundërshtimin e Rusisë.

Argument kryesor i SHBA-së për mbrojtjen anti-raketore

bazohet mbi perceptimin e kërcënimeve në nivel global dhe

mbi nevojën për të zhvilluar sisteme mbrojtëse efikase. Pas 11

shtatorit, marrëdhënia bilaterale Ruso-Amerikane u

përmirësua dhe në dhjetor 2002, SHBA-ja unilateralisht u

tërhoq nga Traktati i Raketës Anti-Balistike. Në projektin

amerikan për mbrojtjet raketore, vendet europiane, do të bëhen

vendi i tretë në sistemin e raketave amerikane, duke

komplementuar dy të tjerat në Alaskë dhe Kaliforni. Për aq

kohë sa BE është e përfshirë, Brukseli nuk është një forum i

përshtatshëm për të diskutuar çështjen meqenëse BE-ja ka

mungesë kompetence në çështje. Për më tepër, çështjet që

janë nën përgjegjësinë e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë

së Përbashkët (CFSP) dhe Politikës Europiane të Sigurisë dhe

mbrojtjes (ESDP) aprovohen me votë unanime, e cila lejon

çdo shtet anëtar të imponojë pikëpamjet e veta kombëtare dhe

të bllokojë vendime.

Ideja që Rusia duhet të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes

raketore dhe të kontribuojë në një strukturë pan-Europiane

përdoret shpesh nga mbrojtësit e sistemit të propozimit

3 Marrë nga një burim në selinë qendrore të NATO-s, Bruksel, shkurt

2009. Fjalori i Joe Biden në Shkurt në Mynih përmendi nevojën për të

shtypur një buton “ri-ndezjeje” për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë

(shiko Blitz, 2009). Sipas Le Monde, 7 shkurt 2009 (“A Munich, Joe Biden

Donne le ton de la nouvelle diplomatic americaine.”), Biden ka marrë

pozicionin e kujdesshëm tashmë të zhvilluar nga Obama, në gazetën që

citon Biden si vazhdon: “Nous allons continuer a developer nos defenses

antimissiles (…), a condition que la technologie fonstionne et que le cout

en vaille la peine. (…) Nous le ferons en concertation avec nos allies de

l’OTAN et avec la Russie.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!