22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

80 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

mbështetur mbrojtjen raketore në NATO, por janë treguar të

kujdesshëm për zgjerimin dhe të shqetësuar për çështjen e

Traktatit së CFE-së. Këto tendenca brenda vendeve anëtare

mund të përkthehen si mesazhe kontradiktore ndaj Moskës,

që përfaqësojnë qëndrime negative ose pozitive në lidhje me

pozitën e Kremlinit mbi këto tre mosmarrëveshje.

Përgjigjet europiane deri më tani kanë nënvizuar se ndryshe

nga çka ndodhi në vitet 1990, këto mosmarrëveshje afatgjata

dhe periodike duhet tani të trajtohen duke marrë parasysh si

një kapacitet real të Rusisë për të ndikuar. Menjëherë pas

zgjedhjes së tij, Obama mori një shenjë të qartë nga Rusia në

lidhje me planet e SHBA-së për sistemin anti-raketë: “Unë

mendoj është më mirë për të të dijë çka duhet të presë nga

Rusia në rast se merret ky vendim”. Me këto fjalë të hidhura

mikpritjeje, Ambasadori në BE, Vladimir Chizhov i dërgoi një

mesazh se Moska ka mjete në dispozicionin e saj, konkretisht

mundësinë për të instaluar raketat në Kaliningrad. Për sa i

përket vendimit të zgjerimit të NATO-s, në praktikë është

ruajtur, por duke zëvendësuar Plan Veprimin për Anëtarësim

me ofertën e programeve vjetore për bashkëpunim.

Njëherësh dhe jozyrtarisht, Këshilli NATO-Rusi rifilloi

mbledhjet e tij, të cilat ishin pezulluar pas luftës së gushtit.

Rifillimi zyrtar ndodhi në mars 2009. Këto takime ilustrojnë

më tej mungesën e sinjaleve të qarta duke përzier reagimet e

forta dhe ato pohuese. Kjo dualitet qëndrimesh është dukshëm

kontradiktor. Mund të kuptohet lehtë duke llogaritur disa

elementë. Për shembull, edhe nëse Sekretari i Përgjithshëm i

NATO-s pranon se nuk ka asnjë alternativë përveçse angazhimit

me Rusinë, nga ana tjetër aleanca ka ritheksuar në të njëjtën

kohë mbështetjen e saj për mbrojtjen raketore të Uashingtonit.

Zvarritja nga ana e Rusisë ndaj Traktatit të CFE-së shton

vështirësi të tjera në kapitullin e kontrollit të armatimeve.

Megjithatë, SHB duhet të mbështeten në përkrahjen e Moskës

në teatrin afgan, në veçanti për transportimin të logjistikës.

BE nuk i është përgjigjur thirrjeve të Rusisë që prej vitit

1990 për rikonsiderimin fondamental mbi marrëdhëniet

transatlantike dhe sigurinë europiane. Përkundrazi, Brukseli

ka investuar më shumë në bashkëpunimet ekonomike me Rusinë,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!