22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

123

më shumë hapësira për programe social-kulturore në radion

dhe televizionin publik shtetëror.

Minoriteti maqedonas i përqendruar në zonën e Prespës,

afër Korçës, në Juglindje të Shqipërisë rezulton se ka marrë

më pak vëmendje dhe përkujdesje. Anëtarët e këtij minoriteti

që numërojnë afërsisht 5000 banorë që jetojnë në afro 9

fshatrat e Liqenas 48 , ngrenë një sërë pretendimesh ndër të

cilat: mungesa e mundësive për arsimim, mungesa e

regjistrimit të popullsisë, mosruajtja e vlerave kulturore,

mospërfaqësimi i këtij komuniteti në politikë dhe

vendimmarrje; e mbi të gjitha, mungesa e investimeve dhe

politikave zhvilluese për këtë zonë.

Për sa u përket pjesëtarëve të minoritetit serbo-malazez,

ata jetojnë kryesisht në rajonin e Shkodrës. Numri i tyre, sipas

INSTAT, është relativisht i vogël, më pak se 2000 banorë.

Megjithatë, ata ende vazhdojnë të ruajnë mirë identitetin e

tyre kulturor dhe etnik. Ata pretendojnë që shteti shqiptar të

ofrojë arsim për fëmijët e tyre në gjuhën serbo-malazeze, por

përmasa tepër e vogël në numër e këtij komuniteti nuk

plotëson një ndër kriteret kryesore për hapjen e një shkolle

minoritare.

Ndërkohë, komuniteti rom dhe ai arumun/vllah përbëjnë

dy minoritete etnokulturore. Minoriteti rom është i përhapur

në të gjithë Shqipërinë në fise të shumta, të cilat janë vendosur

këtu disa shekuj më parë. Jeta e minoritetit Rom në Shqipëri

mbetet e karakterizuar nga stili nomad dhe aktivitetet kryesore

janë tregtia, artizanati etj. Ky komunitet karakterizohet nga

një nivel i ulët arsimor dhe ekonomik dhe përballet me

vështirësi të shumta, të cilat kanë qasjen e një përjashtimi apo

shpeshherë edhe të një vetë-përjashtimi social nga pjesa tjetër

e popullsisë. 49 Përveç regjistrimit (që është një problematikë

karakteristike për këtë komunitet) problemet kryesor dhe më

shqetësues të tyre janë edukimi, punësimi dhe strehimi.

48 GSHDNJ, Minoritetet: E tashmja dhe e ardhmja, Botimet “Kanun”,

Tiranë, 2003, fq. 24-25.

49 Hermine De Sotto & Sabine Beddies & Ilir Gedeshi Roma and

Egjyptians in Albania: From Social Exclusion to Social inclusion , Published

by World Bank Office-Albania, Tiranë, 2005, pg. 370.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!