22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

127

Dy parimet bazë të demokracisë janë që të gjithë qytetarët

kanë akses të barabartë në pushtet dhe e dyta që ata gëzojnë të

drejta dhe liri të njohura botërisht. Megjithatë, nëse një

demokraci nuk legjitimohet në mënyrë të tillë që të shmangë

ndarjen e pabarabartë të pushtetit politik në balanca, si është

ndarja e pushtetit, atëherë një degë e sistemit rrezikon të

akumulojë aq pushtet sa të bëhet e rrezikshme për vetë

demokracinë.

“Demokracia liberale” (që gjykohet të jetë edhe lloji i

demokracisë në Shqipëri) ndër të tjera përfshin: pluralizëm

politik, barazi përpara ligjit, të drejta civile dhe njerëzore, proces

të drejtë si edhe elementët e shoqërisë civile. Zgjedhje

konkurruese që të jenë të drejta si në thelb ashtu edhe nga ana

procedurale, kërkon garantimin e lirisë së shprehjes politike,

lirinë e fjalës dhe lirinë e mediave. Të gjitha këto janë esenciale

në një proces paraelektoral, pasi mundësojnë informimin e

qytetarëve në lidhje me votën dhe interesat e tyre personale.

Pra, demokracia mund të shihet si një set praktikash dhe

parimesh që institucionalizojnë dhe rrjedhimisht mbrojnë

lirinë.

Siguria politike në Shqipëri

Analiza e sigurisë politike për Shqipërinë përfshin 5

elementë bazë që do të analizohen në mënyrë të përmbledhur

si vijon:

a. Niveli i demokratizimit

Parlamenti ka konsoliduar më tej rolin e tij si fokus për

debatin politik në një kohë që forcat kryesore politike kanë

filluar bashkëpunimin në çështje madhore. Ky konsensus mes

shumicës ligjore dhe partisë më të madhe opozitare ka rezultuar

në arritjen e progresit në reformat e gjyqësorit dhe atë

zgjedhore. Kjo e fundit synon një Kod Zgjedhor gjithëpërfshirës

dhe transparent, i cili do të garantojë votën e lirë e secilit

nënshtetas. Parapërgatitjet për regjistrin civil elektronik dhe

sistemin e adresave përfunduan në shtator 2008 duke siguruar

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!