22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

116 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

shërbimi shëndetësor, përdorimin e ujit të pashëndetshëm për

pirje etj. Me një ndikim mjaft negativ është dhe ndotja

mjedisore në qytetet e mëdha, sidomos në Tiranë, apo vendosja

e të shpërngulurve nga zonat e pastra malore në zona mjaft të

ndotura apo të quajtura të nxehta (“hotspots”) në planin

mjedisor.

Në këtë perspektivë Shqipëria është një vend që po përjeton

një tranzicion të thellë demografik, ku ritmet e larta të lindjeve

po bien ndjeshëm, por vdekshmëria e lartë amtare dhe

foshnjore e bën situatën problematike. Tranzicioni

epidemiologjik kombinon një prevalencë të lartë të sëmundjeve

infektive. Por shifra ekstreme njohin edhe sëmundjet kronike

dhe kardiovaskulare që janë shkaku kryesor i vdekjeve në

Shqipëri me më shumë se gjysmën e vdekjeve të

përgjithshme. 36

Cilësia dhe disponueshmëria e shërbimeve shëndetësore

në Shqipëri mbetet shumë e ulët dhe ky sektor vuan

infrastrukturën e varfër, mungesën e instrumenteve dhe

aparaturave të nevojshme, në një kohë që mungon motivimi

i stafit të kualifikuar. Sipas statistikave 37 kostoja mesatare e

shërbimeve shëndetësore për person në vendin tonë është 50

USD/vit, ndërkohë që në Evropë është 1900 USD/vit. Kjo

tregon qartë nivelin e shëndetësisë shqiptare dhe nevojën e saj

për reformim.

Vlen për t’u theksuar se sistemi shëndetësor në vendin tonë

vazhdon të jetë i përqendruar rreth kujdesit spitalor, me një

vëmendje të pamjaftueshme në kujdesin parësor/sekondar

preventiv dhe promovimit të kujdesit ndaj shëndetit. Për më

tepër, shpenzimet publike në kujdesin shëndetësor nuk janë

shpërndarë sipas rajoneve me varfërinë më të madhe ku edhe

niveli i sëmundjeve është më i lartë. Në veçanti duhet të

kultivohet dhe zhvillohet si prioritar modeli i shëndetit publik

që synon parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet gjetjes dhe

36 INSTAT .

37 Xhillari. Lindita, Çabiri. Ylli, “Country Report 2005”, Human

Development Promotion Centre (HDPC), http://www.socialwatch.org/

en/informesNacionales/423.html

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!