22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

74 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

e rëndësishme për imazhin dhe perceptimin e Rusisë si një

fuqi botërore, veçanërisht pas frustrimit të periudhës së Yeltsinit.

Mund të merret si i mirëqenë fakti që Rusia është një partner

i pashmangshëm për marrëveshje mbi çështjet e sigurisë në

Europë dhe që ka një ndërvarësi të fuqishme mes BE-së dhe

Rusisë. Prapëseprapë kjo marrëdhënie është asimetrike edhe

nëse Rusia është gjeografikisht e rëndësishme për BE dhe

SHBA, sepse Rusia është në vetvete shumë e varur nga BE-ja

të paktën ekonomikisht. Përdorimi i sistemit tërheqës të

energjisë si një instrument qendror i politikës së jashtme

reflekton strategjinë e orientimit rus, kundër asaj që është

perceptuar si një mangësi e koherencës dhe konsekuencës në

politikën e jashtme të zgjedhjeve të Kremlinit. Qasja që u

përdor për të avancuar kërkesa ndaj shteteve tranzit si Ukraina

ose Bjellorusia janë kritikuar shpesh nga BE. Moska i përdor

burimet energjetike si një mjet, por marrëdhëniet e

ndërvarësisë me Europën ngelen, sepse Rusia ka nevojë për

tregjet Europiane. Kriza e janarit 2009 e ekspozoi këtë lojë të

shtetit.

Menaxhimi i kësaj ndërvarësie është megjithatë politik. Deri

më tani, shtete anëtare të BE-së kanë përzgjedhur të bëjnë

marrëveshje të privilegjuara bilaterale, duke minuar

konsistencën e BE-së. Energjia është theksuar që në vitin 2006

sepse Rusia është rimëkëmbur falë të ardhurave dhe

investimeve të reja të energjisë (për shembull, në fushat e gazit

dhe naftës të Sakhalin II dhe Shtockman). Kjo zhvendosje e

shpejtë tregon një tendencë nacionaliste larg imponimeve të

mëparshme të vështirësive ekonomike. Edhe nëse procesi

është i kritikuar, pasi është përdorur si instrument nga shteti

oligark, është akoma një aspirim i përbashkët midis aktorëve

të brendshëm Rus dhe midis lojtarëve të brendshëm në shtetet

e tjera në përgjithësi. Një zgjidhje politike pragmatike në këto

rrethana duket më e lehtë sot sepse energjia është një nga

elementët më të rëndësishëm në agjendën për bashkëpunim,

kjo dhe për faktin se që nga viti 2007, BE-ja ka bërë shumë

progres në zhvillimet e një politike të përbashkët energjetike.

Nëse multilaterizmi nuk funksionon për momentin në fushën

e energjisë, është e vështirë të diskutohet për qasje bilaterale

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!