22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

96 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

dhe kanosjeve të ndryshme të jashtme e të brendshme me të cilat ai

përballet në sistemin ekonomik kombëtar e ndërkombëtar” 13 .

Në nivelin mikro, siguria ekonomike nënkupton

garantimin e të ardhurave të qëndrueshme dhe të burimeve

të tjera për të mbështetur një standard të kënaqshëm të jetesës

në të tashmen dhe në të ardhmen. Në këtë nivel siguria

ekonomike do të mund të përkufizohej qartazi si garantimi i

vazhdimësisë së të ardhurave, qëndrueshmëria e tyre dhe

garantimi i punësimit. Por në nivelin e sigurisë ekonomike që

do të analizohet këtu, si një prej komponentëve kyçë

bashkëkohorë të konceptit më të gjerë të sigurisë njerëzore,

do të fokusohemi metodologjikisht në nivelin e dytë, natyrisht

pa i harruar e mënjanuar aspak aspektet e sigurisë ekonomike

“tradicionale”, sikurse përkufizohet më lart”. Ndërkaq më

poshtë do të paraqesim të dhënat mbi tre aspektet e

përkufizimit nivelit mikro të sipërpërmendur në një përpjekje

me natyrë të dyfishtë, e cila nga njëra anë ka për qëllim të na

sjellë analizën teorike të sigurisë ekonomike në një kontekst

më të prekshëm real dhe, nga ana tjetër, të shpalosë një

panoramë të përmbledhur të statusit të sigurisë ekonomike të

Shqipërisë dhe popullsisë së saj.

Siguria ekonomike në Shqipëri

Parë nga një këndvështrim gjeografik Shqipëria, një

ekonomi tregu relativisht e re që në shumë aspekte të saj

vazhdon të mbetet në tranzicion duke mos përmbushur një

prej kritereve më kyçe të sigurisë ekonomike shtetërore e

individuale të përkufizuar më lart, ndodhet pranë një superfuqie

globale ekonomike, e tillë si Bashkimi Evropian. Kjo bën që

vendi ynë të shfaqë tipare mjaft tërheqëse për shfrytëzimin e

shumë faktorëve gjeoekonomikë dhe gjeoenergjetikë, ndër të

cilët mund të radhiten: afërsia me tregjet evropiane të

stabilizuara dhe të zhvilluara; vendndodhja e favorshme në

13 Shih Christopher M. Dent, “EconomicSecurity“, në Allan Collins (ed.),

“Contemporary Security Studies”, Oxford University Press, 2007, f. 256.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!