22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

109

Pavarësisht gjithë këtyre kërkimeve dhe influencës së tyre

në politikë, mbetet i hapur debati rreth dobishmërisë së

konceptit të sigurisë ambientale. Parë nga një këndvështrim

mjedisor, janë shfaqur disa shqetësime mos ndoshta ky koncept

ka çuar drejt një militarizimi të çështjeve ambientale. Parë në

perspektivën e paradigmës dominuese të sigurisë, ekzistojnë

shqetësime mos ndoshta koncepti ka nënvlerësuar çështjen e

“fortë” të analizës dhe planifikimit të sigurisë kombëtare. Me

këtë debat lidhen çështjet rreth veçantisë të sigurisë

ambientale, duke pasur parasysh vështirësitë e dallimit midis

problemeve mjedisore dhe atyre të sigurisë mjedisore, si dhe

midis problematikës së sigurisë dhe problematikës së sigurisë

mjedisore. Sidoqoftë, për shumicën e studiuesve të sigurisë

ambientale, dobishmëria e saj qëndron në urën që ndërton

për të mbyllur hendekun midis studiuesve të sigurisë dhe

politikëbërësve nga njëra anë dhe atyre që punojnë në fushën

e mjedisit nga ana tjetër, duke krijuar kësisoj shkrirje të reja të

teorisë dhe mundësi të reja për debat e dialog. Megjithatë,

kërkimet studimore të kohëve të fundit kanë treguar se

ekzistojnë lidhje të drejtpërdrejta mes degradimit të ambientit

e ndotjes nga njëra anë, me çështjet e sigurisë kombëtare në

anën tjetër. Kjo ka bërë që mjedisi tashmë të përcaktohet ose

në kornizat e “sigurisë shtetërore” ose të “sigurisë njerëzore”.

Në rastin e Shqipërisë dhe për sa i përket përballjes me sfidat

që rrjedhin nga siguria mjedisore elementi më i logjikshëm

për t’u fokusuar do të ishte roli i politikës, duke pasur parasysh

edhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Siguria mjedisore në Shqipëri

Strategjia Kombëtare e Republikë së Shqipërisë, e aprovuar

në vitin 2004, nuk i kushton ndonjë vëmendje të veçantë

sigurisë njerëzore, pavarësisht se shumë aspekte të saj lidhen

ngushtësisht me fusha të ndryshme të sigurisë, si siguria

shëndetësore dhe ajo ekonomike. Gjatë regjimit komunist, nga

viti 1944 deri në vitin 1991, qeveria Shqiptare dedikoi shumë

pak investime në mbrojtje të ambientit, në një kohë që ky sektor

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!