22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

20 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

mbrapa në garën e armëve nukleare. Duhet të bëhet një

marrëveshje e re për të shtyrë ose zëvendësuar START I

(Traktatin Strategjik të Reduktimit të Armëve) që përfundon

në dhjetor të 2009-ës. Shumë nga prerjet e detyrueshme të

armëve nukleare sipas paktit midis Shteteve të Bashkuara dhe

Rusisë janë tashmë të vjetruara dhe të tepërta dhe një akord i

ri mund të institucionalizojë kërkesa strikte verifikimi dhe të

imponojë limite të tjera për armatimet.

Gjithashtu, nëse europianet ecin përpara me një projekt të

ri substancial mbi sigurinë, ai duhet të përfshijë njëkohësisht

Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara. Një propozim i një Qendre

për Studime të Politikës Europiane me bazë në Bruksel është

për të përfshirë Bashkimin Europian më aktivisht në

Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)

dhe në fund t’i japë institucionit pasardhës të Procesit të

Helsinkit një rol qendror për sigurinë nga Atlantiku në Urale.

Ndoshta është duke u investuar në të me një Këshill permanent

Europian të Sigurisë i përbërë nga anëtarë të spikatur duke

përfshirë Bashkimin Europian, Rusinë, Shtetet e Bashkuara,

Turqinë dhe Ukrainën, si dhe anëtarë jo të përhershëm si

shtetet e Azisë Qendrore. Çfarëdo forme që mund të marrë

arkitektura e sigurisë europiane, do të jetë antiproduktive nëse

Rusia nuk është anëtare e saj. Kjo përfshin edhe mbrojtjen

raketore. Rusët kanë hedhur në qarkullim idenë për një Traktat

Europian mbi Sigurinë që do të adresojë kontrollin e armëve,

trafikimin e drogës, krimin e organizuar, terrorizmin dhe

emigrimin e paligjshëm. Sarkozy ishte i lideri i parë europian

që e mbështeti atë publikisht. Në vitet e pas Luftës së Ftohtë,

fituesit perëndimorë i diktuan planet e tyre Rusisë, pa marrë

parasysh dobësitë e saj. Strategjia dështoi tërësisht. Aq

problematike është Rusia, sa aleatët e Atlantikut duhen ta

marrin atë seriozisht dhe ta përfshijnë atë në planet e sigurisë.

E vërteta është që NATO është një nga institucionet e pas

Luftës së Dytë Botërore që nuk pajtohet me nevojat e botës së

sotme. Dekada e fundit ka dëshmuar një zhvendosje të madhe

të fuqive, larg nga Shtetet e Bashkuara, por larg edhe nga

Perëndimi në tërësi, Gjendja aktuale e sistemit financiar të

drejtuar nga perëndimorët vetëm e ka shtyrë përpara këtë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!