22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

36 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

hungarez se Budapesti nuk po a braktiste as iniciativën e BEsë.

Ndërsa ky episod duket se po përfundon, Hungaria ende

po lëkundet prej eksperiencës për të arritur një baraspeshë midis

varësisë energjetike dhe dedikimit ndaj vlerave europiane dhe

bashkëpunimit.

Kjo eksperiencë e shkuar në mënyrë të pagabueshme

përcakton pritshmërinë e vetme më të rëndësishme ndaj

administratës së re në Uashington. Bazuar në ngjarje të fundit,

është pak e mundur që BE-ja vetëm të formojë një politikë të

moderuar dhe të bashkuar për t’u marrë me Rusinë më

intensivisht. Dhe për aq kohë sa kjo nuk ka për të ndodhur,

Hungaria do të jenë e rrezikuar, duke pritur që ngjarjet e 2006-

2007 të ripërsëriten. Hungaria mund t’i shpëtojë aktit

shkatërrues të gjetjes së ekuilibrit si në vitet e kaluara, nëse

një administratë amerikane pa paragjykime ndërmerr detyrën

e madhe të ndërtimit të një marrëdhënie bashkëpunimi

afatgjatë me Europën në tërësi, jo aq shumë sa për të ndjekur

në mënyrë strikte preferencat e SHBA-së, por për t’u

angazhuar në një proces të pakufizuar dhe vetëm me një

orientim të përgjithshëm të qartë: kyçje e Rusisë në regjime te

ndryshme bashkëpunimi, duke përdorur stimuj pozitivë dhe

negativë bazuar në situatën aktuale në çdo moment tjetër të

dhënë. Nëse një strategji e tillë do të ketë sukses, SHBA, së

bashku me partnerë të fortë europianë, duhet të përkujdeset

për të zvogëluar rreziqet për vende të cenueshme si Hungaria

- përndryshe asgjë nuk do ta ndalojë Moskën që të përdorë

strategjitë e saj përça-e-sundo, të njohura nga të gjithë nga e

kaluara e afërt dhe jo dhe aq e afërt.

Nëse vende si Hungaria do të ripërfshihen në koalicione të

gjera për t’u marrë me Rusinë, këto vende të vogla

kontribuojnë në përpjekjet më të gjera me cilësinë e tyre të të

pushuarit së qeni atë çka shumë në Moskë e besojnë se do të

ngelen përgjithmonë: gurë shahu të një loje në të cilën pranimi

i politikave të drejtuara nga vlerat dhe/ose afatgjata pengohet

fakti i të qenit të cenueshëm.

Në të kaluarën, vende të vogla të Europës Qendrore janë

“luajtur” nga diplomacia e SHBA-së gjithashtu. Prestigji i

takimeve bilaterale, premtimi i privilegjeve ka rezultuar tepër

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!