22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

48 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

përhapur gjerësisht (për shembull në publik, qeveria dhe madje

edhe disa pjesë të opozitës së djathtë) për Partinë Demokratike

(shembull Senatori Barack Obama) në zgjedhjet presidenciale

të 2008-ës.

Që prej themelimit të Republikës Sllovake në 1993, politikat

e jashtme të vendit janë luhatur midis ekstremiteteve në vend

që të ndiqnin një strategji të qëndrueshme afatgjatë. Kjo

qëndron në kontrast të dukshëm krahasuar me vendet fqinje

të Sllovakisë: Çekia, Polonia dhe Hungaria. Pas problemeve

fillestare dhe serioze me administratën e Klintonit, Sllovakia

ndaloi së qeni aleat de facto i politikave të sigurisë së Rusisë

dhe u kthye në kombin më të artikuluar pro - SHBA

“atlanticist” pas 1998-ës. Në përpjekjet e saj për të hyrë në

NATO, Sllovakia mbështeti ndërhyrjen e Shteteve të

Bashkuara në Irak. Siguria transatlantike ishte një term i cituar

shpesh edhe në deklarata zyrtare dhe në median masive.

Dokumentet vendimtare të sigurisë dhe politikës së jashtme

të Republikës së Sllovakisë (si Strategjia e Sigurisë e 2005-ës)

i klasifikojnë Shtetet e Bashkuara si aleatin më të rëndësishëm

të sigurisë dhe politikës së jashtme të vendit. Pas ndryshimit

të qeverisë në 2006-ën, sidoqoftë, retorika e qeverisë Social-

Demokrate u bë përsëri shumë kritike ndaj politikës së jashtme

të SHBA-së: Sllovakia tërhoqi kontingjentin e saj ushtarak

nga Iraku, mori një pozicion pro-Serb kundrejt Kosovës (dhe

ndërkohë që ky artikull po printohet, Sllovakia mbetet një nga

shtatë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e

Kosovës). Në luftën e Osetisë së Jugut në gusht 2008, qeveria

sllovake, e përfaqësuar nga Kryeministri, fajësoi qeverinë

gjeorgjiane për provokimin e konfliktit dhe mbrojti versionin

zyrtar rus të ngjarjeve.

Pavarësisht nga konsensusi qeveri-popullsi në lidhje me

administratën Bush, qeveria sllovake nuk flet me një zë të

vetëm: disa herë ka divergjenca të forta midis pozicioneve të

ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Shtabit të Qeverisë (Zyra

e Kryeministrit), ku zyra e kryeministrit ngjat të përfaqësojë

pozicionin zyrtar sllovak me vendosmëri.

Duke pasur detyrim ndaj riorientimit të politikës së jashtme

sllovake nga “atlanticizmi” në një orientim pak a shumë të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!