22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

16 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

demokraci në ish-diktaturat e djathta në Mesdhe dhe regjimet

komuniste në Europën Qendrore dhe Lindore. Kjo fuqi

transformuese është aktualisht forca shtytëse e reformave në

Ballkanin Perëndimor si dhe në Turqi. Gjatë procesit për të

përshtatur politikat e tyre me kriteret europiane, të gjitha

shtetet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë dhe Serbinë

kanë bërë hapa të mëdha që prej luftërave të 1990. Pavarësisht

opozitës së brendshme të fuqishme, Turqia kaloi një mori

paketash të reformave konstitucionale të dizenjuara për të sjellë

politikat e saj me standardet europiane: buxheti ushtarak i

Ankarasë, është tani nën kontrollin civil, dënimi kapital nuk

është më në fuqi dhe torturat nëpër burgje janë ndaluar.

Parlamentari i BE-së Daniel Cohn-Bendit bën thirrje për

drejtimin nga BE të procesit të liberalizimit të Turqisë si

“mrekullia në Bosfor”.

Fuqia e butë e Bashkimit Europian arrin gjithashtu në një

periferi të gjerë që shtrihet nga Maroku dhe Egjipti përmes

Jordanisë deri në Armeni, nga Moldova në Ukrainë. Këto

shtete munden që të mos futen kurrë në Bashkim Europian,

por gjithsesi dëshirojnë të bëjnë kompromise dhe të arrijnë

normat bazë të Bashkimit Europian për të përfituar nga

ndihma dhe tregtia preferenciale, si dhe nga përfitimet për

trajnime të oficerëve të drejtësisë, projektet mjedisore dhe

rrugët e reja dhe infrastruktura. Këto projekte që janë pjesë e

Politikës Europiane të Fqinjësisë nuk janë filantropi,

përkundrazi janë politika të serta të sigurisë. Me një kosto prej

$ 12 bilion dollarësh që prej 2004 (dhe $ 18 bilion për gjashtë

vitet e ardhshëm), logjika është që duke i sjellë këto shtete në

orbitën e vet dhe duke i transformuar ato në aleate të

mirëqeverisur, Bashkimi Europian ndihmon për t’u krijuar

kushte që t’i mbajnë terroristet - si dhe emigrantet - në gji. Ai

njëkohësisht siguron që korridoret energjetike në Europën

Lindore, Kaukazi Jugor dhe Mesdheu të ngelen të hapura dhe

të qeverisen nga shtete paqësore. Duzina e shteteve të Politikës

Europiane të Fqinjësisë përfshin shtete problematike që janë

përgjithësisht lart në listën e përkujdesjes perëndimore si

Libani, Algjeria dhe mund të përfshijnë në të ardhmen Sirinë,

Libinë dhe Bjellorusinë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!