22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

102 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

që të plotësojnë nevojat e tyre dietike dhe parapëlqimet

ushqimore për një jetë aktive dhe të shëndetshme”. 22 Ky

përkufizim nxjerr në pah dy dimensione thelbësore të sigurisë

ushqimore: disponueshmërinë e ushqimit, cila nënkupton

disponueshmërinë e sasive të mjaftueshme të një ushqimi me

cilësinë e duhur, i garantuar e furnizuar përmes prodhimit të

brendshëm ose importeve (përfshirë ndihmat e ndryshme

ushqimore); si dhe aksesin në ushqim, që nënkupton aksesin

nga individët në resurse të përshtatshme për të përftuar

ushqimet e duhura për një dietë të shëndetshme. Sipas këtij

përkufizimi që përbën një prej elementëve kyçë të sigurisë

njerëzore, siguria ushqimore familjare nënkupton aplikimin e këtij

koncepti në situata të nivelit familjar që përqendrohen në

garantimin e ushqimit për anëtarët e një familjeje. Nga ana

tjetër, pasiguria ushqimore mund të përshkruhet si gjendja ku

njerëzit nuk kanë akses të mjaftueshëm fizik, ekonomik ose

social në ushqim, sikurse u përkufizua më lart. Ndërkohë kjo

e drejtë përfshin edhe garantimin e nevojave bazë ushqimore

për çdo njeri, përqindjen që zë në buxhetin familjar konsumi

për ushqim, cilësinë e tij të ushqyerit si edhe si edhe sigurinë e

ushqimit gjatë katastrofave njerëzore dhe natyrore. Duke u

nisur nga përkufizimet e përgjithshme, të cilat karakterizojnë

konceptin e sigurisë ushqimore, në rrethanat e realitetit të

sotëm shqiptar ajo reflektohet në një strukturë me tre shtylla

kryesore që u përgjigjen njëkohësisht tre kategorive të caktuara

të shoqërisë:

1) Për njerëzit nën nivelin e varfërisë, siguria ushqimore

shndërrohet në një proces që kërcënon ekzistencën e tyre. Në

këtë grup përfshihen edhe komunitetet e rrezikuara

veçanërisht në zonat malore të vendit, të cilat gjatë periudhës

së dimrit ndodhen shpesh para emergjencave ushqimore.

2) Për njerëzit me të ardhura të ulëta shtrohet problemi i

garantimit të dietës bazë ushqimore (shporta), e cila është

sidomos e rëndësishme te fëmijët.

3) Për njerëzit me të ardhura mbi mesataren problemi kryesor

mbetet cilësia dhe siguria ushqimore që gjenden në treg.

22 Deklarata e World Food Summit, 1996.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!