22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

50 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

Dy evenimentet madhore, Kryesia e OSCE-së dhe

Presidenca e BE-së në 2008-ën, sidoqoftë, e vendosën

Slloveninë midis pozicioneve divergjente të Rusisë dhe SHBAës.

Kjo u bë evidente kryesisht nëpërmjet rolit të OSCE-së

dhe reformës së saj, dhe përgjithësisht në lidhje me çështjet e

sovranitetit dhe vetëvendosjes, veçanërisht në zonën postsovjetike

dhe në çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Me Presidencën e BE-së në 2008-ën të Sllovenisë dhe

zgjedhjet e përgjithshme të 21 shtatorit 2008 (që solli në fuqi

një qeveri të re qendër-majtë), politika e jashtme, përtej

çështjeve këmbëngulëse të fqinjësisë të Sllovenisë, veçanërisht

me Kroacinë, mbeti në sfond. Qeveria që largohej ishte më se

e kënaqur me presidencën e suksesshme të BE-së.

Përgjithësisht, partitë politike sllovene nuk kanë nxjerrë

qëndrime të dallueshme politikash të jashtme, të gjitha ato

deklarojnë rëndësinë e relatave të mira me SHBA-në. Duket

se nuk ka çështje urgjente. Çështje principesh, sidoqoftë, si

kampi i të burgosurve në Guantanamo, i janë adresuar (vetëm)

nga Presidenti slloven, Danilo Türk, në rastin e samitit BE-

SHB të mbajtur në Slloveni në qershor 2008. Kjo tregon se

në takimin bilateral që shoqëroi samitin BE-SHB, promocioni

i marrëdhënieve ekonomike mbizotëroi. E ardhmja e Ballkanit

Perëndimor, kryesisht pikëpamjet sllovene mbi Serbinë dhe

Maqedoninë, gjithashtu u paraqitën dukshëm në agjendë.

Sllovenia ka punuar fort në vitet e kaluara për të ngritur

çështjen e Ballkanit Perëndimor brenda BE-së dhe mbështet

fort një rol më të madh të BE-së në këtë zonë. Pas dështimit

të komunikatës së lartpërmendur, nuk është i habitshëm fakti

se çështja e Kosovës nuk u zgjodh specifikisht në bisedimet

bilaterale.

Në princip, Sllovenia mbështet multilateralizmin dhe relata

të forta dhe miqësore midis BE-së dhe SHBA-së. Kjo e vë

vendin në një pozicion që tregon mbështetje për politikat që

do të rrisin bashkëpunimin dhe që janë në linjë me politikat

globale/të SHBA. Sllovenia do të tregojë më shumë kujdes

për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe do të përpiqet të

luajë rolin e ndërmjetësit në rajon. Mundësisht do të mbështesë

marrëdhënie të ngushta midis Turqisë dhe BE-së.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!