22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

114 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

6. Siguria Shëndetësore

(Besnik Baka - Studiues pranë IDN)

Koncepti teorik: çfarë është siguria shëndetësore

Siguria Shëndetësore, një komponent i rëndësishëm i Sigurisë

Njerëzore, duhet parë realisht në një perspektivë holistike ose

ndryshe të integruar për vet ndërlidhjen dhe varësinë e ngushtë

e të pandashme që ka me komponentët e tjerë si: siguria

mjedisore, siguria ushqimore e siguria ekonomike. Sipas një

përkufizimi funksional të sigurisë shëndetësore, çështje të tilla

do të konsiderohen “ato çështje shëndetësore me pasoja të

mundshme sigurie” - pra në përgjithësi emergjencat e një natyre

akute dhe kronike që kanë pasoja serioze publike shëndetësore

dhe implikime të mundshme ndërkufitare.

Kombinimi i rritjes së pabarazive sociale (një e vërtetë kjo

tepër e hidhur sidomos për vendin tonë), përkeqësimi dhe

kolapsi relativ i sistemeve shëndetësore në pjesë të caktuara

të rajonit evropian (sidomos të një pjese të shteteve që dolën

nga sistemi i dikurshëm i socializmit të aplikuar), rritja e

aftësisë ndërlidhëse (për shkak të rritjes së lëvizshmërisë dhe

teknologjisë së transportit) të sëmundjeve të

transmetueshme, rishfaqja e disa sëmundjeve që mendohej

se ishin zhdukur më parë, shpeshtimi i situatave ekstreme të

fatkeqësive natyrore për shkak të kushteve atmosferike,

fatkeqësitë e tjera natyrore dhe të kryera nga njeriu si dhe

shkalla e paprecedentë e dhunës sociale (në kuptimin më të

gjerë të termit) në disa vende të rajonit evropian e bëjnë sot

këtë rajon më vulnerabël duke rritur potencialin kërcënues

të sigurisë shëndetësore.

Kështu, për shembull, sipas Organizatës Botërore të

Shëndetësisë (OBSH), 25% e sëmundjeve të parandalueshme

shkaktohen nga cilësia e keqe e ambientit në të cilin jetojmë.

Por edhe njerëzit që vuajnë nga uria dhe të kequshqyerit, nëse

nuk trajtohen kanë tendencë më të lartë për t’u prekur nga

sëmundjet që mund të jenë lehtësisht të transmetueshme, duke

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!