22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

18 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë më të ruajnë sigurinë për

europianët në një rend botëror me kaq shumë prioritete të

tjera. Gjithashtu mund të ketë nënkuptuar që Uashingtoni

është i gatshëm që europianët të luajnë një rol më të madh në

mbajtjen e sigurisë ndërkombëtare, që përbën një hap të parë

për një partneritet të ri. Presidenca franceze e BE-së përkrahu

ngritjen e kapaciteteve ushtarake europiane si një prej

prioriteteve, në të njëjtën kohë duke integruar formalisht

Francën në NATO. Ekspertet europianë të mbrojtjes thonë se

Strategjia Europiane e Sigurisë në mënyrë të saktë e vë në

dukje rrugën përpara. Europianët thjesht kanë për ta vazhduar

së bashku, diçka që një administratë e re amerikane duhet ta

inkurajojë edhe më dukshëm.

Një aleancë transatlantike e re

Ka një sërë fushash të lidhura me sigurinë që europianët

kanë për t’i ofruar Shteteve të Bashkuara në një aleance

transatlantike të re. E para është politika mbi klimën, të cilën

europianët e vendosin dukshëm në kategorinë e gjeosigurisë.

Bashkimi Europian ka marrë aktivisht drejtimin e botës në

përpjekjet për të frenuar ngrohjen globale dhe administrata e

Obamës duhet të arrijë dhe të bashkohet me europianët në

pranimin e shkurtimeve drastike dhe të detyrueshme në

emetim. Objektivat e BE-së përfshijnë një reduktim prej 20%

emetimet europiane të gazit të serrave deri në 2020, e krahasuar

kjo me nivelet e 1990, ose një 30% reduktim nëse kombe të

tjera (si Shtetet e Bashkuara) bien dakord të ndërmarrin veprime

të tilla. Objektivat europiane përfshijnë gjithashtu rritjen e

përdorimit të energjisë së ripërtëritshme me 20% të gjithë

energjisë së konsumueshme. Nëse Shtetet e Bashkuara hedhin

në short me europianët, partnerët do të kishin më shumë mjete

për të bindur ndotësit e tjerë të mëdhenj në botë, “duzinën e

pistë” e cila numëron 80% të nxjerrjes së karbonit në botë, për

të bërë të njëjtën gjë. Shtetet e Bashkuara mund të punojnë

dorë me dorë me Bashkimin Europian për të dizenjuar një

traktat pasardhës të atij të Kyotos, që skadon më 2012.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!