22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

3. Siguria Ekonomike

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

(Evis Gjebrea - Pedagoge në Universitetin Europian, Tiranë,

Llukan Tako - Studiues)

Koncepti teorik:

Çfarë është siguria ekonomike?

95

“Siguria ekonomike” është një shprehje gjithnjë e më e

përdorur, por edhe një koncept i teorizuar relativisht pak në

literaturën e ekonomisë politike. Në përgjithësi ekzistojnë dy

ligjërata tepër të ndara për sigurinë ekonomike: analizat

mikronivelore, të cilat përqendrohen në agjentët e “lokalizuar”,

si individët, vatrat familjare dhe komunitetet lokale, të cilët

interesohen kryesisht për garantimin e sigurisë së jetesës së

tyre (shih Liew 2000; Zalewski 2005) (në studimet mbi vendet

në zhvillim kjo përqendrohet shpeshherë në çështjet e sigurisë

së ushqimit); si dhe siguria ekonomike makronivelore, e cila

tenton të fokusohet në kombet-shtete (ose në entitete të tjerë

të aftë të drejtojnë një politikë të jashtme ekonomike) dhe në

angazhimet e tyre në sistemin ekonomik ndërkombëtar. Parë

nën këtë qasje dynivelore është e mundur të artikulohen dy

përkufizime të sigurisë ekonomike, të cilat, ndonëse të veçanta

për nga natyra e sigurisë që përsiatin, ndërlidhen

pazgjidhshmërisht në epokën aktuale globale që po jetojmë. 12

Në aspektin makroekonomik, sipas një përkufizimi mjaft

të plotë shkencor, me siguri ekonomike kuptohet “ruajtja e

integritetit strukturor, e kapaciteteve prosperitet-prodhuese dhe e

interesave të një entiteti politiko-ekonomik në kontekstin e rreziqeve

12 Për më tepër mbi sigurinë ekonomike në epokën globale shih: Kahler,

M. (2004), “Economic Security in an Era of Globalisation: Definition and

Provision”, Pacific Review, Vol. 17(4), 485-502. Ky artikull shqyrton në mënyrë

kritike sigurinë ekonomike në ekonominë e sotme globalizuese. Ndërmjet

të tjerave, ai vë në pikëpyetje identifikimin e çështjeve të sigurisë ekonomike

si ekskluzivisht kombëtare në një epokë globalizmi dhe për më tepër

paralajmëron kundër konceptimit se globalizmi sjell vetëm pasiguri më të

madhe ekonomike për shtetet-kombe dhe rajonet e ndryshme.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!