22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

22 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

JAN TECHAU & ALEXANDER SKIBA

MARRËDHËNIET TRANSATLANTIKE 2009

PRITSHMËRITË EUROPIANE

TË EPOKËS POST-BUSH

A do të sjellë viti 2009 një fillim të ri në marrëdhëniet

transatlantike? Nga eksperienca me administratën tetëvjeçare

të Bushit, Bashkimi Europian dhe vendet e tij anëtare janë të

etur për t’i parë me një sy tjetër partnerët e tyre përtej

Atlantikut. Çfarë mundësish do të gjejnë ata për një fillim të ri

në marrëdhëniet Europë-Amerikë? Çilat çështje do të zënë

vendin kryesor kur, pas fushatës së gjatë zgjedhore në SHBA,

politikëbërësit do të ulen për t’u marrë me çështje esenciale?

Pas një periudhe hezitimi të madh në të kaluarën, të dy

kampet në Amerikë pranojnë tashmë se interesat kombëtare

të SHBA-së shërbehen më mirë nga një Europë e fortë. Në të

njëjtën mënyrë, Europa ka mbërritur në konkluzionin e

përgjithshëm se partneriteti me Uashingtonin është i

dëshirueshëm edhe kur ndërmjet vendeve të BE-së ka

mosmarrëveshje për atë se çfarë duhet të përfshijë konkretisht

ky partneritet.

Kështu, administrata e ardhshme e SHBA-së jo vetëm

do të mirëpresë një BE të fortë, por do ta përllogarisë dhe

do ta kërkojë si të tillë. Uashingtoni me siguri që do të

kërkojë kontribut me të madh dhe më të qenësishëm nga

aleatët e tij europianë për çështje kyçe ndërkombëtare: nga

Afganistani dhe “lufta kundër terrorit” te të menaxhuarit e

rritjes së Kinës, nga kundërveprimi ndaj Iranit te një NATO

më fleksibël për të ndërmarrë veprime globale. Si edhe është

karakteristike për debatet transatlantike, kërkesat europiane

ngelen çështje të larta parimore, por të përgjithshme, ndërsa

Uashingtoni do të ulet në tryezë më propozime dhe

pritshmëri konkrete.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!