22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

76 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

konvencionale, u përdor nga SHBA-ja për të justifikuar

nevojën e një mburoje moderne ndaj nuklearit 10 . Ky ka qenë

një nga argumentet shtesë të SHBA-së përveç motiveve për

sa i përket Iranit. Kjo pikëpamje mund të shihet si një mungesë

koherence në debate, derisa Uashingtoni vazhdimisht ka

deklaruar që raketat e planifikuara nuk janë të drejtuara kundër

Federatës Ruse.

Ky diskutim i vazhdueshëm në mënyrë kolektive mbi pasojat

dhe implikimet për të ardhmen e Politikës Europiane të Sigurisë

dhe Mbrojtjes (PESM) dhe marrëdhëniet me Rusinë, është i

njëanshëm. Edhe pse shtetet anëtare gëzojnë sovranitetin mbi

këtë çështje dhe ata janë të autorizuar të angazhohen në

marrëdhënie bilaterale me Uashingtonin, që atëherë ka pasur

shqetësime në rritje nga Brukseli. Veçantia e procesit të

integrimit kërkon të paktën konsultime, duke mos përmendur

thirrjen në rritje të solidaritetit të brendshëm europian, në

veçanti në lidhje me Rusinë. Edhe pse PESM nuk mbulon

mbrojtjen me raketa, Javier Solana deklaroi që “marrëveshjet

në forcë caktuan sovranitetin mbi këtë çështje te shtetet

anëtare, por kjo duhet të jetë e pajtueshme me interesat e

përgjithshme të BE-së për sigurinë” 11 . PESM ka një rol të

madh në përcaktimin e rolit të BE-së si një aktor global në

terma afatshkurtër dhe afatgjatë. Në hapësirën e përbashkët

të bashkëpunimit mes BE-së dhe Rusisë në fushën e sigurisë

së jashtme, dy aspektet kryesore janë menaxhimi i krizave dhe

mospërhapja e armatimit nuklear. Sergei Ryabkov identifikoi

një sërë pikëpamjesh vetëm në disa çështje, për sa i përket

entiteteve separatiste (Ryabkov, 2008) 12 . Mosproliferimi është

kështu një pjesë esenciale e agjendës bashkëpunuese. Rusia

rreshtohet e para midis shteteve jo anëtare të BE-së që ka

numrin më të madh të takimeve me BE-në, në të gjitha

10 Shiko artikullin, “Pentagon Says Russia is Upping Nuclear Ante”,

Moscow Times, 11 qershor 2008.

11 “Solana: ‘CFSP must be compatible with EU strategy’”, EurActiv.com,

8 qershor 2007.

12 Ryabkov ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Europian në

Ministrinë e Jashtme të Federatës Ruse. Ai është sot zëvendësministër i

Jashtëm.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!