22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

58 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

Bashkimi Europian

Piotr Maciej Kaczyñski and Sebastian Kurpas,

Qendra për Studime të Politikave Europiane, Bruksel

Gjatë presidencës së Bushit (2001-2009), marrëdhëniet BE-

SHBA përshkruan faza të ndryshme. Periudha e parë u

shënjua duke theksuar bashkimin e evropianeve dhe

amerikanëve pas sulmeve të 9 shtatorit. Ky bashkim përfundoi

me një fazë të dytë e shënuar nga ndërhyrja në Irak, kur

administrata Bush përdori në mënyrë të qëllimshme ndarjet

midis qeverive evropiane (duke përdorur dhe nocionin e

famshëm “Europa e vjetër” drejt “Europës së re”) për të

ndërtuar “koalicione të vullnetshme”. Për shkak të ndarjeve

të thella midis vendeve anëtare, BE-ja si e tillë nuk luajti një

rol të rëndësishëm në këtë çështje edhe pse opinioni publik në

pothuaj të gjitha vendet anëtare (BE-15) ishte shumë kritike

ndaj administratës Bush.

Kriza në Irak koncidoi me zgjerimin bing band të BE-së në

2004 dhe negociatat për traktatin e reformave të BE-së. Asnjëra

nuk u ndikua nga ndarjet mbi luftën në Irak. Interesant është

fakti që ndarjet mbi Irakun nuk e pengoi BE-në për të rënë

dakord për Strategjinë e saj të Sigurisë (“Një Europë e sigurt

në një botë më të mirë”), e cila ishte në kontrast shumë të

madh me fokusin e fuqishëm ushtarak të qasjes së

administratës Bush mbi sigurinë. Dokumenti - i prezantuar

në dhjetor 2003 nga Javier Solana dhe e aprovuar nga Këshilli

Europian - theksoi nocionin e një “multilateralizmi efektiv”

dhe theksoi një qasje gjithëpërfshirëse përkundrejt sulmeve

terroriste duke u ndërtuar mbi “një përzierje të shërbimeve

informative, policisë, gjyqësorit, ushtrisë dhe mjeteve të tjera”.

Ndryshe nga administrata amerikane ajo promovoi “përfshirje

parandaluese” sesa një “zëvendësim” ushtarak. Dokumenti

gjithsesi bëri thirrje për një “kulturë strategjike që forcon

shpejt, herët dhe kur është e nevojshme një ndërhyrje të

fuqishme” dhe insistoi shumë mbi rëndësinë e bashkëpunimit

BE-SHBA, duke e quajtur marrëdhënien transatlantike “të

pazëvendësueshme”. Megjithatë, kjo marrëdhënie duhet

bazuar në mënyrë ideale në një raport të barabartë të të dy

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!