22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

112 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

pakontrolluar dhe djegia e mbeturinave urbane paraqitet në

nivele alarmante duke përbërë një rrezik imediat për shëndetin

e banorëve. Raporti veçon se Shqipërisë i mungon një sistem

modern i mbledhjes, përpunimit e riciklimit të mbeturinave

dhe nuk ka përcaktuar asnjë strategji të qartë për përpunimin

e sigurt të mbetjeve të rrezikshme. Pavarësisht dy dekadave

që nga rënia regjimit komunist disa “zona të nxehta” mjedisore

vazhdojnë të mbeten një problem konstant mjedisor.

Ndotja industriale dhe mbetjet urbane të sipërfaqeve ujore

mbeten gjithashtu shqetësuese për indeksin e sigurisë

njerëzore në vendin tonë. Aktualisht sistemi i furnizimit me

ujë të pijshëm dhe sistemi sanitar janë të amortizuar, në një

kohë që ndotja e ujit të detit në disa nga plazhet më të

populluara, si pasojë e shkarkimit të ujërave të zeza ose nga

aktiviteti industrial, është identifikuar si një faktor me rrezik

të lartë për shëndetin e popullsisë. Ky fenomen gjithashtu

pengon e kërcënon drejtpërdrejt zhvillimin e industrisë

turistike në vend.

Shqipëria ka nevojë për të forcuar përpjekjet në ndërtimin

e kapaciteteve administrative e të gjithë institucioneve

përgjegjëse në vendimmarrjet politike në çështjet mjedisore si

dhe në të njëjtën kohë të përmirësojë bashkëpunimin dhe

koordinimin ndërinstitucional. Të tjera përpjekje nevojiten në

ratifikimin dhe implementimin e konventave ndërkombëtare,

mes të cilave një implementim më i mirë i Konventës së

Aarhusit. E ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar në vitin 2001,

konventa identifikon rëndësinë që ka aksesi i publikut në

informacion si dhe pjesëmarrje më e gjerë e tij në

vendimmarrje. Ajo siguron bazat për një qeveri të

përgjegjshme, transparente dhe reaguese ndaj impaktit negativ

në ambient që vjen nga projektet industriale dhe ato në

infrastrukturë.

Duke iu referuar grupeve mjedisore, një tjetër çështje mjaft

problematike mbetet aprovimi nga qeveria i një sërë projekteve

të mëdha në fushën energjetike dhe atë të ndërtimit, të gjitha

këto të zbatuara nga kompani të huaja, të cilat synojnë të

kënaqin tregjet e jashtme, duke i faturuar një kosto të lartë

mjedisore vendit tonë në një kohë që përfitimet e Shqipërisë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!