22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

32 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

qindra ushtarë çdo vit duke u përpjekur që ndalojë trafikimin

e drogës në Iran nga Afganistani.

Në Francë ka nga ata që presin për një ndryshim të politikës

së SHBA-së ndaj Pakistanit. Vendimi nga Presidenti Sarkozi

për të dërguar përforcime në Afganistan mund të perceptohet

si një përpjekje për të influencuar strategjinë e Amerikane në

rajon dhe jo si një rënie dakord me Presidentin Bush. Shumë

në Francë besojnë se nuk ka zgjidhje në Afganistan pa zgjidhur

problemin e mbështetjes së talebanëve nga Pakistani. Po kështu

besohet se i vetmi vend që mund të ushtrojë ndonjë lloj

influence ndaj Pakistanit është SHBA.

Për sa i përket Rusisë, më parë duhet të zgjidhen divergjencat

në interesat midis SHBA-së dhe vendeve perëndimore anëtare

të BE-së.

Sa për krizën financiare, Presidenti Sarkozi po përpiqet të

krijojë një kuadër të ri, i cili është nëngrupi i përbërë nga katër

vende të G8, në mënyrë që të mos fragmentojë pozicionet

europiane dhe të arrihet në një konsensus. Në të njëjtën kohë

ai synon zgjerimin e G8, duke integruar vende të tjera me

rëndësi dhe vendimmarrëse si Brazili, India, Kina, Meksika

dhe Afrika e Jugut.

Lidhur me çështje të tjera të politikës së jashtme,

riintegrimi i plotë i Francës në NATO, por dhe përforcimi i

Politikës së Jashtme të Përbashkët dhe Sigurisë (CFSP) janë

çështje të rëndësishme për administratën e Sarkozisë. Në

vend që t’i shohë NATO-n dhe CFSP si të ndara, Franca i

percepton të dyja si plotësuese, me NATO-n që shërben si

forum kryesor për debatin transatlantik. Franca dëshiron që

t’i japë BE-së një vrull të ri nëpërmjet përforcimit të CFSP.

Kjo përkon me pozicionin e saj mbi ratifikimin e Traktatit të

Lisbonës. Franca e Sarkozisë mbështet fuqishëm BE si aktor

politik. Ajo beson se samiti i jashtëzakonshëm për krizën i

vendeve të G4 europiane në fillim të tetorit 2008 ishte më

shumë një shenjë uniteti të BE-së ashtu si ishte edhe hedhja

poshtë e në mënyrë demonstrative e bilateralizmit në raport

me Moskën gjatë krizës së Gjeorgjisë në gusht dhe shtator

2008. BE kështu do të jetë një instrument i rëndësishëm i

politikës së jashtme të Sarkozisë, që ndryshon dukshëm nga

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!