22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

81

ndërsa marrëdhëniet Rusi-SHB janë fokusuar mbi sigurinë. Në

të vërtetë, në 1990, politikat e jashtme ruse kanë qenë gjithmonë

pro-europiane, duke u bazuar në ekzistencën e një ideali europian.

Ky trend zgjati deri në fillimin e mandatit të parë të ish-Presidentit

Putin. Moska konsideroi se kishte një marrëveshje të fshehtë midis

BE-së dhe NATO-s, të paktën nga perspektiva afatgjatë. Lindley

French (2003) nënvizoi se pas Luftës së Ftohtë, NATO u mundua

të bëhej më shumë politike, ndërsa BE u mundua të bëhej më

shumë ushtarake. Sidoqoftë, roli dhe evolucioni i BE-së është

perceptuar si një mundësi alternative te NATO (dhe SHBA) në

Europë, një pozicion i rrënjosur në idenë e Gorbachovit për një

“shtëpi të përbashkët europiane”. Putini bëri një apel të ngjashëm

në shtator 2001, në fjalën e tij në Bundestag. NATO akoma

përfaqëson një sfidë për interesat e Rusisë, pavarësisht

eksperiencave të modus vivendi (për shembull, në Këshillin Rusi-

NATO). Por megjithatë, Moskës i është dashur të shmangë një

situatë ku ajo nuk do të kishte mundësi hyrjeje në një institucion

roli i të cilit është i rëndësishëm për sigurinë europiane.

Në këtë sens, siguria po hyn në marrëdhënien BE-Rusi si një

çështje e re për debat. Është akoma shumë herët të parashikohet

se si diskutimet mbi arkitekturës së sigurisë europiane dhe nevoja

për ripërcaktimin e saj do të influencojnë marrëdhëniet Moskë-

Bruksel. Është një çështje komplekse meqenëse implikon

diskutime për rolet e NATO-s, SHBA-së, Këshillit të Europës

dhe OSBE-së. Bashkimi nuk është përgjigjur akoma, të paktën

në një mënyrë të qëndrueshme, e cila mund të shpjegohet nga

mosmarrëveshjet e brendshme: një qëndrim pasiv prit-dhe shih

(me specifikisht të pritet radha e Obamës) kundër një qëndrimi

shumë aktiv (për shembull prezantimi i një oferte të BE-së). BE

tashmë duhet të merret më seriozisht nga Rusia në çështjet e

sigurisë dhe hija e SHBA-së e ndikon këtë fakt.

Me sa duket ekziston një mundësi që BE të ketë një rol

më të madh dhe më të përcaktuar në debatin që pritet mbi

sigurinë, rol të cilin Rusia mundësisht do ta mirëpresë.

Përzgjedhja përdoret akoma më shumë në këtë

marrëdhënie, që për shembull çon në përparësimin e

tregtisë dhe energjisë. Një Rusi e ringjallur, sidoqoftë,

kërkon nevojën që BE të hartojë një model të ri dhe të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!