22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

8 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

botëror të post-Luftës së Ftohtë (dhe tani post-Amerikane),

por edhe është bërë gjithashtu antiproduktiv në ushtrimin e

detyrës për të cilën ishte krijuar fillimisht - domethënë për të

garantuar sigurinë në Europë.

Për administratën e re amerikane, do të ishte e dobishme

të rimendonte marrëdhënien e SHBA-së ndaj Europës, e cila

duhet të drejtohet drejt një partneriteti strategjik të barazisë

me Bashkimin Europian dhe të presë mundësinë për një nismë

të re që të adresojë rreziqet globale të sigurisë. Parë nga një

perspektivë afatgjatë, një marrëdhënie pune e ngushtë dhe

respektuese me Bashkimin Europian do të rriste sigurinë e

vet Amerikës dhe do ta mundësonte atë për t’u angazhuar më

efektivisht në një botë multipolare.

Preferenca e gjatë dhe e qëndrueshme e Amerikës për

NATO-n si institucion transatlantik ka shpjegime të ndryshme.

Për disa, të paktën deri para Afganistanit - kishte një rekord

suksesi. Ajo ndihmoi Perëndimin të fitonte Luftën e Ftohtë pa

bërë as edhe një gjuajtje. Detyra e NATO-s ishte, ashtu si

deklaroi dhe sekretari i përgjithshëm britanik Lord Ismay në

1967, “të mbante rusët jashtë, amerikanët brenda dhe gjermanët

poshtë”. Por ndryshe nga një institucion i mbyllur me “mision

të përfunduar” në vitet e para të 1990-s, aleanca e krijuar më

1949 kërkonte një qëllim të ri. NATO drejtoi ndërhyrjet

humanitare në Bosnjë më 1995 dhe ekspeditën ushtarake kundër

Serbisë së Milosheviç-it më 1999, sepse europianët nuk kishin

pajisje ushtarake për të zhvilluar luftën kundër nacionalistëve

serbë. Po atë vit, Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia u bënë

shtetet e para të ish-Traktatit të Varshavës që hynë në NATO,

pavarësisht kundërshtimeve të serta të Rusisë. Në vitet në

vazhdim, Shtetet Balltike, Sllovenia, Sllovakia, Bullgaria dhe

Rumania u bënë gjithashtu anëtare. Megjithëse Shtetet e

Bashkuara dhe Britania e Madhe shmangën NATO-n nga

pjesëmarrja në rrëzimin e qeverisë Talibane nga fundi i vitit 2001,

dy vite më vonë NATO ndërmori operacionet e veta jashtë

Europës për herë të parë në formën e Forcës Asistuese për

Sigurinë Ndërkombëtare në Afganistan. Sot Forca e drejtuar

nga NATO përfshin 50000 trupa nga 40 vende, duke përfshirë

27 vende nga Aleatët e NATO-s.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!