22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

52 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

të huaja direkte në SHBA (8 milion euro), dhe kompanitë

spanjolle kërkuan të mira nga SHBA me një vlerë prej 22

bilion euro (duke e bërë Spanjën investitorin e katërt më të

madh pas Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës).

Në të njëjtën kohë Spanja mori 8 bilion euro vitin e kaluar,

2% të investimeve të huaja direkte të SHBA-së. Veç kësaj,

duhet theksuar se SHBA me shpejtësi po bëhet vendi me

komunitetin spanjisht folës më të madh. Në lidhje me çështje

të tjera si ndryshimet e klimës, ligji i ri ndërkombëtar dhe roli

i organizatave ndërkombëtare, edhe pse ka një bashkëpunim

në vazhdimësi, ka pasur dhe ndryshime midis Spanjës, BE-së

dhe SHBA-së. Spanja i interpretoi mesazhet e të dy

kandidatëve për president të SHBA-së si një tregues i një

ripërtëritje të qasjeve shumëpalëshe të qëndrimit të SHBA-së

në sfidat ndërkombëtare.

Gjatë fjalimit të tij të parë mbi objektivat e politikës së

jashtme spanjolle për mandatin e dytë, Kryeministri Zapatero

nënvizoi pritshmëritë e tij drejt një qasje të re të SHBA-së për

një multilateralizëm efikas, sidomos në lidhje me luftën kundër

ndryshimit klimaterik, si dhe në lidhje me ligjin e ri

ndërkombëtar. Zapatero shpjegoi gjithashtu se qeveria

spanjolle do të punojë për krijimin e një komisioni

ndërkombëtar i krijuar për heqjen e dënimit me vdekje në të

gjithë botën. Kjo do të arrihet nëpërmjet masave të veçanta:

një moratorium universal për ekzekutimin e dënimit me vdekje

deri më 2015, dhe një marrëveshje përfundimtare që asnjë

vend të mos aplikojë dënimin me vdekje për minorenët ose

për njerëzit me paaftësi mendore. Spanja sheh përpara për të

dhënë një kontribut aktiv në këto përpjekje të SHBA-së.

Gjithashtu, ndërtimi i paqes ka nevojë për mjete të reja në

mënyrë që të përballet me konfliktet e reja dhe shkaqet e tyre.

Në këtë kontekst, Spanja beson se “Aleanca e Civilizimeve” e

propozuar nga Kryeministri Zapatero OKB-së në 2005 mund

të jetë një instrument i rëndësishëm për të mposhtur dhunën.

Qeveria spanjolle aktualisht po përpiqet për të rinovuar dhe

përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-në. Duke pasur

parasysh që Spanja do të mbajë Presidencën e BE-së gjatë

semestrit të parë të 2010, marrëdhëniet transatlantike janë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!