22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

91

mbi sigurinë individuale 6 . Trajtesa e tij nis në mënyrë

interesante me të qenit i sigurt që në vegjëli dhe ndryshimi i

këtij koncepti së bashku me shumë mendësi të tjera ndërkohë

që vetë individi rritet dhe i përshtatet shoqërisë në të cilën

jeton, ndodh shumë natyrshëm. 7 Teoria e Blatz është jo vetëm

një themel i fortë, por edhe i qëndrueshëm në kohë. Siguria

individuale sot më shumë se kurrë trajtohet si “liria nga frika” 8 .

Siguria personale në Shqipëri

Nëse sigurinë individuale do ta përkufizonim si, mbrojtje

të individëve prej dhunës fizike, qoftë ajo nga vetë shteti apo

nga shtete të tjerë, nga individë të dhunshëm dhe/ose aktorë

joshtetërorë, nga abuzimet e ndryshme të brendshme, nga

sulmet politike, etj., dhe do e projektonim atë në mjedisin

sociopolitik shqiptar, atëherë çështja do të na rezultonte shumë

konkrete, delikate dhe, në rastin më të mirë, e studiuar fare

pak. Një studim i kryer në Shqipëri nga PNUD në vitin 2004 9 ,

arriti në përfundimin se siguria individuale është një çështje

delikate dhe shumë konkrete për vendin tonë, ndonëse pak

studiohet dhe analizohet. Kështu sipas shifrave të të njëjtit

kërkim të paktën 14% e shqiptarëve nuk ndihen të sigurt në

shtëpitë e tyre, ndërkohë që jo më pak se 20% e shqiptarëve në

nivel kombëtar ndihen të pasigurt personalisht në rrugë.

Atribuim i rrezikut në këtë rast përmendet trafiku, po aq sa

edhe krimi dhe fakti i ndryshueshmërisë së menjëhershme të

sjelljes së njerëzve si rezultat i faktorëve sociale, ekonomikë,

kulturorë, fetarë e politikë gjatë viteve të tranzicionit. Krimi

6 Weissberg M, ‘Conceptualizing Human Security’ International Security,

26 No.2 (2001), fq. 6.

7 Ainsworth M., ‘On Security’, Department of Psychology Stony Brook

University, 2007.

8 United Nations Development Program (UNDP), (1994) “New

Dimensions of Human Security“ (New York: Oxford University Press).

9 United Nations Development Program (UNDP) & Albanian Institute

for International Studies (AIIS) (2004) “Early Warning Report Human

Security in Albania”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!