22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

53

përcaktuar nga Kryeministri Zapatero si një “detyrë parësore”

për presidencën spanjolle të BE-së. Në këtë frymë, qeveria

tani po përcakton një agjendë mbi marrëdhëniet me

administratën e re të SHBA-së. Marrëdhënia SHBA-Spanjë

është asimetrike. Qeveria spanjolle ka si qëllim të krijojë një

balancë të re marrëdhëniesh sepse beson që përfitimet e

prodhuara në nivel politiko-ushtarak janë të pamjaftueshme.

Qeveria spanjolle preferon një qasje multilaterale, sidomos

nëpërmjet BE-së. Megjithatë, në nivel bilateral Spanja ka

qëllime të qarta për katër vitet e ardhshme: së pari, të

konsolidojë investimet e huaja direkte në Spanjë; të rishikojë

marrëveshjen për Mbrojtjen SHBA-Spanjë në lidhje me

përdorimin e bazave spanjolle nga forcat amerikane dhe rolin

e shërbimeve inteligjente në tokën spanjolle; të forcohet

bashkëpunimi në fushën e arsimit, kërkimit dhe zhvillimit,

dhe të përforcohet koordinimi në Amerikën Latine.

Qeveria Spanjolle preferon të përdorë kuadrin e BE-së për

të përballur sfidat ndërkombëtare si programin nuklear

Iranian, konfliktin Izraelo-Palestinez, gjendjen në Liban, dhe

kriza në Kaukaz. Për sa i përket fuqive rajonale si BRIC, BE

dhe SHBA, ato duhet të bashkëpunojnë për të lehtësuar

integrimin e tyre në sistemin ndërkombëtar dhe impenjimin

e këtyre organizatave ndërkombëtare dhe ligjit. Çështje të tjera

të rëndësishme si reforma e OKB-së, Kyoto plus-i, lufta

kundër varfërisë etj. do të jenë pjesë e agjendës SHBA-BE.

Suedi

Anna Södersten, Instituti Suedez për Studime të

Politikave Europiane, Stokholm

Marrëdhëniet suedezo-amerikane gjatë periudhës së

BUSH-it ishin përgjithësisht të mira dhe ka pasur një

konsensus të gjerë për shumë çështje. Megjithatë, lufta në Irak

i tendosi pak këto marrëdhënie. Pozicioni Suedez ka qenë që

pushtimi përbënte një thyerje të qartë të së drejtës

ndërkombëtare. Opinioni publik në Suedi ka qenë gjithashtu

kundër luftës. Fusha të tjera mosmarrëveshjeje ishin politikat

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!