22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

69

së shihet si një thellues i kësaj tendencës së fundit (De Hoop

Scheffer, 2009). Kundërshtimi i tij me zgjerimin e NATO-s

në parim është konfirmues me argumentin e prezantuar nga

Medvedev: Rusia sfidon aleatët aktual dhe rolin e saj në

Europë.

Mbrojtja raketore pastaj nuk është një çështje e izoluar dhe

kontroversiale dhe duhet të kuptohet nga një panoramë më e

gjerë, ku aktorët (veçanërisht Rusia) lidhin çështje të

ndryshme si një mënyrë për të arritur qëllimet. Në rastin e

Rusisë, rekuperimi nga poshtërimi i viteve të Jelcinit është

një faktor i rëndësishëm. Sidoqoftë, çështja e sigurisë dhe

kufijve të saj është më thelbësore dhe shkon përtej simbolizmit

politik post-imperial. Zgjedhjet e 2007-ës, të cilat kanë errësuar

interpretimin e politikës së jashtme ruse, kanë mbaruar tani

dhe është e qartë, kryesisht që nga lufta në Gjeorgji në Gusht,

që Kremlini kërkon të rivendosi rolin e tij në fqinjët dhe në

nivel global.

Duke zgjidhur çështjet e sigurisë

Dy çështje kryesore janë paraqitur nga Rusia në lidhje me

sistemin anti-raketor: Vendimi i Rusisë për të ndërprerë

Traktatin e Forcave Konvencionale të Armatosura në Europë

(CFE) dhe kundërshtimi i saj ndaj zgjerimit të mëtejshëm të

NATO-s në lidhje me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Kjo e fundit

është e lidhur me deklaratën e pavarësisë së Kosovës në shkurt

2008, me argumentin e Kremlinit që kjo ngjarje krijon një

precedent për njësitë e tjera separatiste në Transnistri, Abkazi

dhe Osetinë e Jugut. Përveç kësaj, Rusia i mbështeti këto

krahina, gjë e cila çoi në rritjen e tensioneve midis Abkazisë

dhe Tbilisit nga marsi 2008 e deri më sot. Pas Luftës Ruso-

Gjeorgjiane, Moska njohu pavarësinë e të dy njësive. Një

zgjidhje për këto konflikte të ngrira, ose të paktën stabilizimi i

tyre, është thelbësor për çdo aspiratë gjeorgjiane. Gjatë

mandatit të tij, Presidenti Xhorxh W. Bush bëri përpjekje të

ndryshme diplomatike për të mbështetur ambiciet ukrainase

dhe gjeorgjiane në këtë aspekt. Megjithatë, një numër aleatësh

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!