22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

103

Në varësi të këtyre kategorive edhe reagimet e njerëzve

ndaj problemit të sigurisë ushqimore janë të ndërlidhura mes

tyre. Opinioni i përgjithshëm mbizotërues në vend tashmë

sigurinë ushqimore e sheh të lidhur ngushtë me cilësinë si

dhe me larminë e strukturës ushqimore, e cila ndikon

drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e sigurisë njerëzore në raport

me sëmundjet apo problemet që burojnë prej saj.

Siguria ushqimore në Shqipërinë e tranzicionit

Megjithëse pas viteve ’90, GDP-ja në vend është rritur në

mënyrë të qëndrueshme në Shqipëri, varfëria ende prek një

pjesë të konsiderueshme të popullsisë, veçanërisht në zonat

rurale dhe në ato që janë urbanizuar rishtas. Në këtë mënyrë

ka probleme të sigurimit në sasi e cilësi të ushqimit të

shëndetshëm.

Që prej fillimit të tranzicionit në vitet ’90, Shqipëria doli

me një krizë të sigurisë ushqimore, e cila u shkaktua nga ulja

e produktivitetit bujqësor për shkak të mbikolektivizimit të

tokave bujqësore dhe mungesës së ushqimeve bazë në tregun

vendas. Si rrjedhojë e privatizimit të tregtisë dhe tokës

bujqësore, siguria ushqimore filloi të përmirësohej nga viti në

vit dhe furnizimi i rregullt me ushqime u përmirësua në

mënyrë të ndjeshme, veçanërisht me nënprodukte të

qumështit, vezë, fruta dhe perime. Në nivel kombëtar dieta

ushqimore që siguronte plotësimin e nevojave bazë kalorike

të popullsisë në përgjithësi u realizua dhe nivelet e

kequshqyerjes dhe mosushqyerjes u ulën.

Megjithatë në këtë periudhë filloi një varësi e madhe e

Shqipërisë nga produktet ushqimore të importuara, veçanërisht

drithërat dhe ato të përpunuara, të cilat lidhen më pas me

sigurinë dhe garancinë ushqimore që kanë ndikim të

drejtpërdrejtë në sigurinë njerëzore. Në mënyrë të veçantë

problem paraqet ende kequshqyerja e fëmijëve të vegjël brenda

familjeve me të ardhura të pakta, e cila shpesh shoqërohet me

rritjen e vdekshmërisë foshnjore në zona të caktuara të vendit.

Kjo pasqyrohet edhe në gjendjen jo të mirë si dhe të cilësisë e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!