22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

55

që liria e lëvizjes dhe aksesi të jetë përmirësuar në mënyrë të

ndjeshme në West Bank dhe Gaza. Një marrëveshje paqeje

kërkon përpjekje të konsiderueshme nga SHBA dhe BE.

Suedia mund të ketë një rol të rëndësishëm në procesin e

ndërtimit të shtetit palestinez në të ardhmen dhe është tanimë

një prej donatorëve bilateral më të mëdhenj të Gazës dhe West

Bank-ut. Gjithashtu, Suedia pret administratën e SHBA-së

të përpiqet më tepër për të inkurajuar procesin e rindërtimit

dhe pajtimit në Irak. Priten më shumë përpjekje në mbrojtje

të më shumë se 4 milion refugjatëve irakianë. Për t’i parë gjerat

më qartë, qyteti i vogël suedez Sodertalje ka pritur më shumë

refugjatë irakianë sesa SHBA dhe Kanada së bashku. Prandaj

Suedia është në pritje dhe po inkurajon SHBA-në të marrë

më shumë përgjegjësi për refugjatët irakianë.

Së fundmi, politika e jashtme ka luajtur deri tani një rol më

pak të rëndësishëm në zgjedhjet amerikane dhe prandaj është

e vështirë të përcaktohet çfarë kursi do të marrë administrata

tjetër amerikane në shumë çështje. Pritshmëritë që

administrata e re do të mbështesë një qasje multilaterale janë

të larta, por nuk duhen ekzagjeruar.

Mbretëria e Bashkuar

Tomas Valasek, Qendra për Reforma Europiane,

Londër

Agjenda SHBA-Mbretëri e Bashkuar nën presidencën Bush

është dominuar nga lufta në Irak, diskutimet mbi ndryshimet

klimaterike, dhe - së fundmi - kriza financiare globale.

Uashingtoni dhe Londra bashkëpunuan në Irak, edhe pse patën

mosmarrëveshje mbi udhëheqjen e operacioneve. Qeveria

britanike pagoi një çmim të lartë politik të brendshëm për

mbështetjen aktive të SHBA-së në Irak. Ndryshimi klimaterik

ka qenë një çështje që i ka ndarë. Përpjekjet e Londrës për të

marrë mbështetjen e SHBA-së për të kontrolluar emisionet

globale dështoi, dhe nuk është e sigurt që SHBA-ja do të

firmosë një kuadër post-Kyoto. Për sa i përket krizës financiare

globale, Gordon Brown hodhi fajin për problemet e bankave

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!