22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

121

raport me një pjesë të vendeve të tjera të Evropës Qendrore e

Lindore) siguria komunitare e minoriteteve kombëtare dhe

atyre etnokulturore përjeton ende standarde të dyfishta në

raport me komunitetin më të madh vendas. Madje në këtë

rast, situata komplikohet edhe më tej me standarde shumëfishe

edhe në raport me trajtimet e ndryshme që marrin minoritetet

etnike e kulturore në Shqipëri.

Para vitit 2003, statusin e minoritetit e kishin vetëm 3

minoritete kombëtare, mes të cilëve ai grek, maqedonas dhe

serbo-malazez. Por në vitin 2003 edhe Romët morën zyrtarisht

statusin e minoritetit. Ndërkohë, minoriteti Arumun mori

statusin e “minoritetit gjuhësor”. Përveç tyre, disa grupe të

tjera si janë Egjiptianët, njihen si komunitete, ndërkohë që ky

komunitet kërkon nga autoritetet zyrtare që t’i jepet statusi i

minoritetit kombëtar. Një ndër arsyet që e ka shtyrë shtetin

shqiptar që të mos u japë atyre statusin e minoritetit lidhet me

faktin se ata nuk kanë një gjuhë të tyre, si dhe nuk dëshmojnë

veçori të karakterit etnik kulturor dhe fetar. 43

Sidoqoftë, evidentimi i situatës së minoriteteve në vend

mbetet problematik. Regjistrimi i fundit zyrtar i popullsisë i

kryer në vitin 1989, në të cilin jepet edhe numri i minoriteve

në Shqipëri, ka mbetur deri më tani e vetmja e dhënë zyrtare,

e cila përbën burimin më të gjithëpranuar për përqindjen dhe

raportet e minoriteteve në vend. Megjithatë, ajo çka mund të

konsiderohet pozitive lidhet me kuadrin ligjor në vend.

Progres-Raporti i fundit i Bashkimit Europian për Shqipërinë

vlerëson faktin se për sa u përket të drejtave kulturore,

kushtetuta parashikon mbrojtjen e të drejtave civile,

ekonomike, sociale e politike të grupeve të minoriteteve dhe

ligji ndalon trajtimin diskriminues. 44 Neni 20 i Kushtetutës

43 VKM Nr. 127, datë 11.03.2004 - Për krijimin e Komitetit Shtetëror të

Minoriteteve (Fletore Zyrtare Nr. 13, Viti 2004, fq. 547). Shih edhe

Minoritetet: E tashmja dhe e ardhmja. Raport i Grupit Shqiptar për të

Drejtat e Njeriut mbi gjendjen e minoriteteve në Shqipëri. Botimet

“Kanun”, Tiranë, 2003. fq. 91, 156.

44 Commission of the European Communities) Brussels, 05.11.2008

SEC(2008) 2692 final COMMISSION STAFF WORKING DOCUMENT:

Albania 2008 Progress Report {/COM(2008) 674}, pg. 16-17.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!