22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

75

të ndërmarra nga Rusia dhe anëtarët e shteteve të BE-së.

Vullneti politik është thelbësor për të përcaktuar interesa të

përbashkëta në një fushë që bën pjesë në sovranitetin territorial

të shteteve anëtare, edhe nëse bashkëpunimi është i duhur

për stabilitetin afatgjatë në sigurimin e energjisë. Prandaj,

dëshira e NATO-s për të diskutuar për sigurimin e problemeve

energjetike - është politikisht e ndjeshme për anëtarët e

shteteve dhe në marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë

(Monghan, 2009).

Ka pak dyshim që mbrojtja me anë të raketave në Europë

do të ndryshojë ekuilibrin e tanishëm dhe kapacitetin mbrojtës.

Sipas Webb (2008), do të minonte diplomacinë dhe kontrollin

multilateral të armëve në favor të përdorimit të njëanshëm të

forcës, si në Irak. Agjenda Amerikane e mbrojtjes me raketa

“nuk përshtatet me modelin bashkëpunues të sigurisë që

europianët mbështesin”. Përhapja e armëve është po ashtu

një rrezik i spikatur nga oponentët e sistemit. Por për SHBAnë,

do të përmirësonte kapacitetin frenues ndaj një sulmi

eventual nga Irani ose Koreja e Veriut. Përsëri, dy pikëpamje

të ndryshme u shfaqën. Nga njëra anë, dikush mund të

diskutojë që mbrojtja me anë të sistemit të raketave mund të

shërbejë si frenuese, duke anashkaluar rrezikun e një sulmi

ose të zhvillimit të armëve nukleare 9 . Nga ana tjetër, dikush

mund të diskutojë që një rreth vicioz do të shfaqet (i ngjashëm

me një garë lufte të ftohtë) dhe armët alternative do të

zhvilluara për të kundërshtuar përmbajtjen e efekteve të

raketave të shqyrtuara. Fakti që Rusia është e angazhuar në

ndërtimin e ushtrisë është parë tanimë si një shenjë në këtë

sens (Muller, 2007). Gjithashtu, mbështetja e Rusisë mbi

armatimin nuklear dhe investimi i dobët për forca

9 Thränert (2007) zhvillon një argument shumë tëpërpunuar mbi efektin

parandalues të mbrojtjes me raketa, e njohur si një menaxhim krizash.

Gjithashtu është interesante të dihet një nga argumentet e Rusisë mbi

parandalimin duke qenë se asistenca e Moskës ndaj Iranit përsa i përket

zhvillimit të teknologjisë nukleare civile ndihmon mospërhapjen, sepse

kontrolli rus në procesin prodhues dhe rimëkëmbës të karburantit

parandalon përdorimin e tij për qëllime ushtarake.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!