22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

92 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

në vetvete duke përfshirë këtu konfliktet për pronën,

gjakmarrja, vjedhjet, fyerjet, dhunimet etj., i bëjnë shqiptarët

shumë të ndjeshëm ndaj atij koncepti që në shumë vende

perëndimore ekziston si objekt studimi - “rreziku për jetën

nga faktorë njerëzorë të jashtëm”. Ndërkohë që tejkaluam

periudhat e rrezikut nga luftërat dhe destabiliteti politik në

Ballkan, aktualisht ndodhemi nën presionin e një shoqërie në

transformim në të cilën individët apo grupet e ndryshme të

interesit mund edhe të jenë rrezik për sigurinë individuale në

forma të drejtpërdrejta ose indirekte.

Një shembull i mirë që tregon hendekun që ekziston midis

kërcënimit dhe masave për të luftuar këtë rrezik për sigurinë

individuale është siguria në rrugë. Gjatë 15 viteve të fundit

aksidentet automobilistike paraqiten në shifra alarmante në

Shqipëri, por ndërkohë mungon një plan afatgjatë apo masa

emergjente për të luftuar këtë fenomen. Sipas Institutit

Shqiptar të Statistikave (ISSH), nga vitin 1995 deri në vitin

2007, kanë ndodhur 7410 aksidente, të cilat kanë lënë pas plot

10559 viktima nga të cilët 3875 kanë rezultuar fatale për jetën. 10

Duke analizuar statistikat vit pas viti, vihet re qartë një tendencë

në rritje e numrit të aksidenteve në Shqipëri. Pavarësisht këtyre

shifrave tragjike në rritje, siguria rrugore ende nuk është

përfshirë në hartën e prioriteteve të kërcënimeve kombëtare

të njohura nga institucionet Shqiptare.

E njëjta gjë mund të pretendohet edhe për kurbën e

kriminalitetit dhe krimin kundër personit. Në një periudhë

prej viti 1993 deri në vitin 2001 kanë ndodhur 55855 krime

nga të cilat 4085 rezultuan fatale për jetën e njeriut në një

numër total prej 10700 krime kundër personit. Megjithatë,

këto shifra pretendohet që të jenë edhe më të larta duke marrë

parasysh faktin se shumë krime nuk raportohen e denoncohen.

Analiza e këtyre të dhënave na tregon se numri i krimeve është

rritur në kategori të ndryshme, ndërkohë që perceptimet e

njerëzve tregojnë se individi ndihet gjithmonë e më i pasigurt.

Në këto kushte, koncepti i dhunës përbën emëruesin e të

gjithë faktorëve që mund të diskutohen në frikën që shoqëron

10 INSTAT. Road traffic accidents, www.instat.com.al.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!