22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

71

në janar 2008 tregon vendosmërinë e Rusisë për të shprehur

kundërshtimin e vet ndaj vendimeve të aleancës dhe sistemit

të ri raketor në Europë. Për Rogozin (pra edhe për Moskën),

zgjerimi i NATO-s dhe mbrojtja raketore “janë një rrezik i

qartë dhe i pranishëm për Rusinë” (Osipovich, 2008). Ndërsa

vetë Presidenti Putin mbështeti të njëjtën ide kur kërcënoji të

vendoste nën shënjestrën e raketave Ukrainën, në qoftë se do

të bashkohej me aleancën (Belton, 2008). Për Kremlinin këto

dy çështje janë të lidhura ngushtë me ekuilibrin e forcave në

Europë. Kujdesi i Francës dhe Gjermanisë në Bukuresht në

vonimin e Planit të Veprimit për Anëtarësimin në NATO të

Gjeorgjisë dhe Ukrainës reflektuan dëshirën për të ruajtur

marrëdhëniet me Moskën.

Këto ngjarje tregojnë gjithashtu që ky zgjerim i tretë pas

Luftës së Ftohtë ndryshon nga dy të parët e 1999 dhe 2004.

Rusia tani është e aftë të kundërshtojë status quo-në që kishte

pranuar më parë pasi pozicioni i saj në balancën e pushtetit ka

ndryshuar. Të paktën në mënyrë parciale, ekziston një sinjal i

fortë që Rusia ka rëndësi dhe që “fqinjësia e përbashkët” është

edhe një çështje e Rusisë. Kryeministri Francez Fransua Fillon

mbështeti një pikëpamje të shprehur nga disa anëtare të BEsë

dhe NATO-s ku ai shpjegoi që Franca ishte kundër këtij

anëtarësimi sepse nuk ishte “përgjigja e duhur për këtë

ekuilibër, për marrëdhëniet e pushtetit në Europë dhe për

marrëdhëniet e Europës dhe Rusisë” (Zecchini, 2008), edhe

pse duke u shprehur kështu ai bëri një gafë mediatike. Përpara

Samitit të Bukureshtit, Uashingtoni ndërmori përpjekje

diplomatike për të zbutur kundërshtimin e Rusisë ndaj agjendës

së samitit. Samiti u mbajt në 3 prill, ditën mbasi Këshilli

NATO-Rusi u takua, dhe në 6 prill u mbajt një samit bilateral

në Sochi. Kjo sekuencë takimesh është interpretuar si një pikë

kthimi që kishte për qëllim të vendoste trashëgiminë e Bushit

në fund të mandatit të tij dhe fundin e mandatit të Putinit si

president.

Tema tjetër e diskutimit ishte Traktati Strategjik për

Reduktimin e Armeve i 1993-it (START II) i cili nuk ishte

implementuar pasi Rusia u tërhoq nga ai menjëherë pasi

Uashingtoni u tërhoq nga Traktati ABM. Kjo marrëveshje

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!