22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

122 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

përcakton se personat që u përkasin minoriteteve kombëtare

mund të ushtrojnë liritë e të drejtat e tyre njerëzore në barazi

të plotë para ligjit. Ata kanë të drejtë që të ruajnë dhe të

zhvillojnë kulturën dhe gjuhën e tyre, ashtu sikurse të ndjekin

nivele të caktuara të arsimit të detyrueshëm në gjuhën e tyre. 45

Por pavarësisht këtyre garancive kushtetuese, praktikimi i

këtyre të drejtave nga minoritetet lë ende për të dëshiruar dhe

për më tepër varion ndjeshëm nga minoriteti në minoritet ku

ekstremin më pozitiv e zë ai grek dhe atë me pozicion më pak

të kënaqshëm ai rom dhe egjiptian.

Ndërmjet tre minoriteteve etnike të njohura në vend,

numrin më të madh e përbën minoriteti grek, i cili është

vendosur në jug të Shqipërisë në rajonin e Gjirokastrës si dhe

në rrethet e Sarandës e të Delvinës. Sipas regjistrimit të fundit

të popullsisë më 1989, minoriteti grek numëronte rreth 60000

banorë. 46 Për shkak të mungesës së një regjistri të saktë të

numrit të popullsisë për sa u përket minoriteteve, ai është bërë

shkak për të ashtuquajturën “luftë shifrash” që zhvillohet mes

përfaqësuesve të minoriteteve apo ndonjëherë edhe shteteve

të tyre të origjinës me institucionet shtetërore shqiptare dhe

opinionin publik në vend.

Sipas raportit 47 të GSHDNJ (2003), ndonëse ky minoritet

është i pozicionuar ndjeshëm më mirë se minoritetet e tjera,

kërkohen ende statistika të sakta dhe të freskëta, përfaqësim i

cunguar në arenën politike dhe vendimmarrëse të vendit,

ndarje më e mirë administrative e zonave ku gjendet ky

minoritet, më tepër mundësi edukimi në gjuhën greke dhe

45 Ligji Nr. 7491, datë 29.04.1991 “Për Dispozitat kryesore kushtetuese

(Fletore Zyrtare Nr. 4, viti 1991, fq. 145) Neni 4 te Dispozitat e përgjithshme

flet për garantimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Ligji Nr. 8417, datë

21.10.1998 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Fletore Zyrtare Nr. 28,

viti 1998, Faqe 1073) Pjesa II - Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut

(Neni 18 mosdiskriminim) Neni 20 pika 1 dhe 2 (arsimimi) - Neni për

pakicat kombëtare e të drejtat që ata gëzojnë. Neni 22, 23, 24 - liria e shprehjes,

informimit, liria e ndërgjegjes.

46 Shih te http://www.southeasteurope.org/documents/

0009albminorities.pdf-

47 GSHDNJ, Minoritetet: E tashmja dhe e ardhmja, Botimet “Kanun”,

Tiranë, 2003.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!