22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

57

do të vijë shumë shpejt për administratën e re Amerikane për

të rënë dakord për shkurtime të detyruara - por Londra do të

dojë të kërkojë një zgjidhje për të shpëtuar fytyrën për

Uashingtonin, i cili nuk mund të izolojë SHBA-në nëse nuk

është gati për të nënshkruar në Kopenhagen, por që do të mbajë

akoma të hapur perspektivën e një administrate të re që do të

bjerë dakord më vonë për shkurtime.

Iraku është një çështje gjithmonë e në rënie për sa i përket

rëndësisë në marrëdhënieve anglo-amerikane. Kontingjenti

anglez është ulur në 3000 trupa që nga piku i kohës së luftës i

20000 trupave dhe administrata e Mbretërisë së Bashkuar

dëshiron të largohet sa më shpejt. Në vazhdim të afatit të fundit

të vendosur nga qeveria irakene për tërheqjen e trupave

amerikane më 2001-ën, Uashingtoni po shikon të tërheqë

trupat e tij në dy vitet në vazhdim. Të dy kryeqytetet do të

punojnë së bashku për të minimizuar impaktin e tërheqjes

mbi gjendjen e sigurisë në Irak, dhe të lënë pas pajisje, njohuri

si dhe mekanizma trajnues për ushtrinë irakiane. Në përgjithësi

Londra preferon të zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale me

Uashingtonin sesa nëpërmjet BE-së, por strategjia ndryshon

nga çështja në çështje. Është e qartë se Iraku është një çështje

bilaterale në të cilën BE-ja nuk luan asnjë rol. Në mënyrë të

ngjashme, Afganistani është në radhë të parë një çështje e

NATO-s edhe pavarësisht nga ndihma financiare e BE-së dhe

një kontingjenti të vogël policor.

Kriza financiare dhe pasojat e saj do të kërkojnë një përfshirje

më të madhe të BE-së, por këtu vendet anëtare ka shumë

gjasa që të ndahen me Londrën në mbrojtje të një qasje

rregullatore të lehtë, ndërkohë që Franca dhe Gjermania dhe

të tjerë do të shtyjnë për një kontroll më të afërt për

institucionet financiare. BE-ja do ta ketë të vështirë të flasë

me një zë dhe prandaj ka një pozicion të unifikuar me SHBAnë.

Ndryshimi i klimës është një çështje ku Mbretëria e

Bashkuar do të përdorë, me shumë gjasa, do të përdorë zyrat

e BE-së për të dialoguar me Uashingtonin. BE-ja kolektivisht

mbështet prerjen e emisioneve detyruese dhe si e tillë ofron

një platformë efektive për të mëshuar te SHBA-ja të bëjë të

njëjtën gjë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!