22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

72 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

është shumë rilevante pasi ndaloi raketat ndërkontinentale me

mjete të shumta hyrjeje (MIRVed ICBMs). Këto lloj raketash

ndërrojnë aftësinë për të ndryshuar dhe shpërndarë një goditje

të parë, meqenëse aftësia për shkatërrim është rritur nga

raketat e ndryshme të mbajtura nga një raketë e madhe e

vetme. Traktati i parë START përfundon në 2009. Dhe ka një

rol thelbësor në shkatërrimin e armëve strategjike bërthamore

në SHBA dhe Rusi. Pas tërheqjes së SHBA-së nga Traktati

ABM në 2002, ideja e një START III u bë e parealizueshme.

Në vend të tij, “Traktati i Moskës” (më saktë, Traktati

Strategjik për Reduktimet Ofensive ose SORT) u nënshkrua

në 2002 midis dy palëve. Ky traktat u krijua për të zvogëluar

numrin e raketave operacionale deri në 2012. Palët nënshkruan

gjithashtu dhe një deklaratë paralelisht me Traktatin SORT, e

cila krijoi një Grup Konsultativ për Strategjinë e Sigurimit.

Konsultimet duhet të mbulojnë masa konfidenciale dhe

transparence, po ashtu dhe çështje të tjera strategjike të interesit

reciprok 7 . Pala Ruse ankohet që Uashingtoni nuk i diskutoi

më parë zhvillimet e mbrojtjes raketore europiane, në kornizën

e tij konsultative (Pikayev, 2008). Janë pra dy traktate

bërthamore që rregullojnë marrëdhëniet midis Uashingtonit

dhe Rusisë, por ndërveprime pozitive nevojiten për

zëvendësimin e tyre në një kohë afatshkurtër. Në 6 mars,

Sekretarja e Shtetit të SHBA-së Hillari Klinton dhe kolegu i

saj Rus Sergei Lavrov ranë dakord në një “plan pune” për të

zëvendësuar Traktatin START, para takimit të parë midis

Presidentit të SHBA-së Barak Obama dhe Medvedevit në prill

në Londër (Londër, 2009).

Një traktat tjetër që lidhet me skemën bërthamore irrituese

midis dy vendeve dhe vendeve europiane është Traktati CFE i

vitit 1990. Kjo marrëveshje vendosi një përmbajtje kooperative

7 Shiko listën e “US-Russian bilateral treaties and agreements” në

websitin e Iniciativës së Kërcënimit Bërthamor, Washington, D.C. (marrë

nga http://www.nti.org/f_WMD411/f1b2_2.html. Shiko gjithashtu “Text

of the Joint Declaration” në websitin e Shtëpisë së Bardhë, Washington

D.C. (marrë nga http://www.whitehouse.gov/news/releases/2002/05/

20020524-2.html).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!