22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

12 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

arsyeja origjinale e ekzistencës (raison d’etre). Sot, rreziqet ndaj

Europës janë thellësisht të ndryshme nga ato që ekzistonin në

vitet e Luftës së Ftohtë. Ato përfshijnë konflikte etnike në kufijtë

europianë, migrimin në masë dhe dyndjet e refugjateve, krizat

energjetike, proliferimin nuklear dhe terrorizmin ndërkombëtar.

Veçanërisht në Europë, shumë ekspertë i shikojnë sfidat ndaj

sigurisë në ngrohjen globale, trafikimin ndërkombëtar

mungesën e burimeve dhe dështimin e shteteve. Një studim i

vonshëm i BE-së doli në përfundimin se tensionet e shtuara

mbi pakësimin e furnizimit me ujë në Lindjen e Mesme do të

afektoj sigurinë energjetike dhe interesat ekonomike të

kontinentit. Për më tepër, ngrohja globale, do të shtojë varfërinë

dhe emigrimin në masë nga Afrika. As struktura e NATO-s as

instrumentet e saj nuk janë të përshtatshme për këto lloj

problemesh. Nën administrimin e Bushit kjo nuk kishte rëndësi

- roli i NATO-s shikohej ekskluzivisht si pjesë e luftës kundër

terrorizmit. Konflikti në Gjeorgji në gusht të 2008-ës, vuri në

dukje se ka akoma rreziqe për sigurinë e Europës brenda dhe në

kufijtë e saj, që fuqitë e kontinentit duhet t’i përgjigjen me më

shumë instrumente sesa me forcë.

Nuk është sekret që Rusia ndihet thellësisht e kërcënuar

nga ekspansioni i Aleancës drejt Lindjes, gjë të cilën e ka

kontestuar në mënyrë të vazhdueshme. Moska e percepton si

armiqësor avancimin e forcave të huaja ushtarake drejt kufijve

të vet, forca të cilat ishin dizenjuar për t’i rezistuar Bashkimit

Sovjetik dhe që akoma vazhdojnë ta shohin Rusinë si

konkurrente. Megjithëse jo vetëm përgjegjës për veprimin

autoritar rus, zgjerimi i NATO-s drejt Europës Qendrore dhe

Lindore - në kundërshtim me premtimet e SHBA-së dhe

Gjermanisë ndaj Gorbachev-it në 1989 - shtyu përpara

nacionalizmin dhe kategorizimin agresiv të Rusisë në kohën

e Putin. Gjithashtu shkaktoi një nxitje të garës për armatime

dhe përkeqësoi rrezikun për sigurinë në Europë gjë që ka

implikime afatgjata për europianët. Gjithashtu, zgjerimi i

mëtejshëm lindor i NATO-s për të përfshirë Ukrainën dhe

Gjeorgjinë, të cilën Obama e përkrahu në fjalimin e tij në korrik

2008 në Berlin, nuk do të shkaktoj më shumë siguri - as për

Europën Perëndimore as për Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!