22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

83

të Putinit dhe është një fuqi ende në rritje. Parashikueshmëria

nuk është ende një anë e fortë e politikës ruse dhe kjo gjë nuk

inkurajon bashkëpunimin ndërkombëtar. Për më tepër, Rusia

nuk pranon në arenën ndërkombëtare asnjë ndërhyrje në

afërsinë e saj. Kjo gjë ishte theksuar nga Medvedev, para luftës

së verës së kaluar, në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut

në 2008, kur ai deklaroi se Rusia e Gjeorgjia mund t’i zgjidhin

vetë problemet e tyre (Kishjovski, 2000).

BE dhe aleatët e NATO-s nuk duhet të injorojnë thirrjen e

Rusisë për të pan-europianizuar dialogun aktual, e njëkohësisht

duke reformuar institucionet ekzistuese të sigurisë. Ka nevojë

për t’iu referuar së kaluarës për të ecur përpara. Karta e Parisit

të 1990-ës dhe Deklarata e Lisbonës në 1996 e OSBE-së janë

gurët e themelit për të kuadruar idenë e mëposhtme: një Europë

e bashkuar nga vlera të përbashkëta dhe nga pandashmëria e

sigurisë së saj. Thirrja e Presidentit Medvedev në 2008 për të

nisur një traktat të ri sigurie në Europë është një inkurajim për

t’u përballur me mosarritjet në riformatimin e institucioneve,

por gjithashtu kjo thirrje ngre shumë shqetësime për aq kohë

sa ajo mund të reflektojë një dëshirë jo realiste për të ndryshuar

strukturat ekzistuese në mënyrë thelbësore 13 dhe të dobësojë

rolin e SHB në Europë në vend që të reformojë marrëdhëniet

dhe institucionet si për shembull NATO dhe OSBE.

Çështja kryesore në mosmarrëveshjet mbi çështjet e sigurisë

qëndron në një mospërputhshmëri të plotë të pikëpamjeve,

përveçse, edhe në kthetrat e konceptit rus të arkitekturës së

sigurisë. Nga njëra anë, Kremlini nuk e njeh legjitimitetin e

ekzistencës së NATO-s në periudhën e pas Luftës së Ftohtë.

Nga ana tjetër, aleatët as që e vënë në dyshim ekzistencën e

NATO-s. Disa komente të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm

reflektojnë këtë situatë kur ai pranoi se dëshiron të angazhohet

në një dialog mbi propozimet e Medvedevit, por ai e konsideron

arkitekturën ekzistuese të sigurisë “të kënaqshme” dhe “të

balancuar” (De Hoop Scheffer, 2009).

13 Sergey Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme, komentoi në këtë mënyrë

shqetësuese në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik të 12-të në Shën

Peterburg në qershor 2008.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!