22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

73

në Europë në fushën e armatimeve konvencionale nga

Atlantiku dhe maleve Urale. Një version i përshtatur u

nënshkrua në vitin 1999 në Samitin e Stambollit për

Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë

(OSCE) 8 . Një përbërës i Traktatit të CFE-së është edhe

vendosja e tavaneve kombëtare në krahinat “fqinje”, si është

Kaukazi Verior Rus. Kjo kornizë ligjore dobësohet nga kushte

specifike nga ana ruse për t’u përshtatur me masat e fqinjëve

të CFE-së dhe me impenjimet e ndërmarra në Samitin e

Stambollit në lidhje me tërheqjen e forcave ruse nga Gjeorgjia

dhe Moldavia. Gjithashtu, në dhjetor 2007 Moska vendosi të

ndërpresë implementimin e tij për arsye të ndryshme (Socor,

2007). Rusia është e shqetësuar nga fakti që shtete baltike janë

tani anëtare të NATO-s dhe nuk kanë ratifikuar akoma

versionin e përshtatur të Traktatit të CFE-së të vitit 1999 (ata

nuk janë pjesë e versionit të 1990-ës pasi në atë kohë ata ishin

pjesë e Bashkimit Sovjetik). Midis arsyeve të prezantuara, më

e rëndësishmja është që Rusia e sfidon traktatin vetë dhe kërkon

një rinegocim total për të përparuar termat e saj të preferuara.

Kërkesat e Rusisë kanë kaluar në kundërshtim me sistemin

raketor mbrojtës së SHBA-së. Ndërhyrja e forcave Ruse në

Abkazi dhe Oseti të Jugut vështirëson më shumë çdo vëzhgim

të Traktatit të CFE-së.

Efektet e Ringjalljes së Rusisë

Që prej 2007, Moska ka filluar një proces ringjalljeje në

skenën ndërkombëtare. Arsyeja kryesore është performanca e

saj ekonomike dhe të ardhurat nga burimet energjetike. Kjo

zhvendosje nxjerr në pah një Rusi më të fortë dhe është shumë

8 30 anëtarët e Traktatit të CFE-së janë Armenia, Azerbajxhani,

Bjellorusia, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Franca, Greqia, Gjeorgjia,

Gjermania, Holanda, Hungaria, Islanda, Italia, Kanadaja, Kazakistani,

Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar, Moldavia, Norvegjia, Polonia,

Portugalia, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Sllovakia, SHBA, Spanja,

Turqia dhe Ukraina.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!