22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

108 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

thellojmë sigurinë pasi presupozon jo vetëm sigurinë e shteteve,

por dhe atë të mjedisit “global”, si dhe të shumë nënsistemeve

dhe sistemeve të ndryshme sociale. Siguria ambientale e zgjeron

konceptin e sigurisë duke shqyrtuar kanosje të tjera, përtej luftës,

- kryesisht rreziqet që vijnë nga ndryshimet ambientale - drejt

gjërave që kanë vlerë për njerëzit.

E konsideruar si një çështje e rëndësisë së veçantë për

sigurinë kombëtare, është përcaktuar se siguria mjedisore në

përgjithësi prek në mënyrë të drejtpërdrejtë qenien njerëzore

si dhe institucionet dhe organizatat kudo e në çdo kohë. 28 Një

vëmendje e veçantë për sigurinë mjedisore i është kushtuar

në vitet e fundit nga politikanët dhe vendimmarrësit në mbarë

globin, në një kohë që në përgjithësi është njohur vlera e saj

për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. “Zhvillimi i

qëndrueshëm, është një çështje detyruese morale dhe

humanitare, por në të njëjtën kohë, një sfidë për sigurinë” do

të shkruante ish-Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Colin Power

në vitin 2000, në një edicion special të revistës së publikuar

nga Kombet e Bashkuara mbi këtë çështje. 29

“Varfëria, degradimi mjedisor dhe dëshpërimi, janë

shkatërrimtarë për popuj, shoqëri e kombe. Ky trinom mëkatar,

mund të destabilizojë vende deri rajone të tëra. Hapësira e

pakujdesisë së qeverive për të siguruar në territorin e saj

ekosisteme të shëndetshme e të qëndrueshme në mbështetje të

jetës së gjallë, si gjenerimi i ujit, ushqimit, ilaçeve dhe ajrit të

pastër, mund të sjellë si pasojë që gjeneratat e sotme dhe

ardhshme të përballen me raste serioze të ndryshimeve

mjedisore, të cilat eventualisht mund të sjellin konflikte të

dhunshme, në nivelin global, rajonal, kombëtar, lokal apo

njerëzor”. 30

28 Institute for Environmental Security, “What is Environmental Security?”,

www.envirosecurity.org

29 Powell Calls, “Sustainable Development a Security Imperative”. Online.

Url: http://www.america.gov/st/washfile-english/2002/August/

20020807152247jfuller@pd.state.gov0.2198755.html

30 UNEP, “In Defence of the Environment, Putting Poverty to the

Sword”, Online URL: http://www.unep.org/Documents.Multilingual/

Default.asp?ArticleID=3810&DocumentID=288

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!