22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

46 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

të hapur midis institucioneve të shoqërisë civile brenda rajonit

të Detit të Zi, si dhe me partnerët europianë dhe euroatlantikë.

Për sa i përket dimensioneve të aleancës transatlantike të

NATO-s, Rumania vazhdon të tregojë interes për reformën

dhe zgjerimin e organizatës. Për më tepër, Rumania ka

konfirmuar se do të vazhdojë të respektojë angazhimet e bëra

në lidhje me Irakun, Afganistanin dhe Ballkanin Perëndimor,

duke përfshirë komponentin e rindërtimit të paskonfliktit.

Një objektiv i veçantë i Rumanisë është të sigurojë

eliminimin e kërkesës për vizë për udhëtimin e shtetasve të

saj në Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet përfshirjes së saj, së

bashku me vendet e tjera të Europës Lindore, në programin e

heqjes së vizave. Pengesa kryesore formale në këtë sens është

masa shumë e madhe e refuzimit të aplikimeve për vizë të

bëra nga qytetarët rumunë: 37%, më e larta e të gjithave

vendeve anëtare të BE-së që janë akoma subjekt i kërkesës së

vizës. Ky aspekt është i rëndësishëm kryesisht për shkak të

impaktit negativ në opinionin publik, sepse shtyn në irritim

dhe mund të perceptohet si veprim jo reciprok i mbështetjes

së vazhdueshme të treguar nga Rumania drejt iniciativave

amerikane, veçanërisht në terma ushtarake.

Para hyrjes në BE, Rumania orvatej të konsolidonte kuadrin

bilateral të negociatave në mënyrë që të shtynte përpara

interesat e saj në lidhje me Shtetet e Bashkuara, dhe disa herë

u kritikua nga disa vende të BE-së për atë çka dukej si një

nderim i tepruar për interesat amerikane (veçanërisht, në lidhje

me marrëveshjen bilaterale të 2002-shit ku u jepej imunitet

shtetasve të Shteteve të Bashkuara në tokën rumune nga

mandatet e arrestit të lëshuara nga ICC - Gjykata

Ndërkombëtare e Krimeve). Së fundmi, sidoqoftë, Rumania

duket të favorizojë përfshirjen e interesave të saj specifike në

lidhje me Shtetet e Bashkuara në agjendën bilaterale BE-SHB,

mundësisht duke u mbështetur mbi një rritje të përgjegjësisë.

Kështu, në lidhje me çështjet e vizave, Rumania më në fund

ka zgjedhur drejtimin e fundit të negociatave. Gjithashtu, nuk

ka ndodhur ndonjë episod i ri ku Rumania mund të shihej si

“thyesja” e solidaritetit europian vis-à-vis Shteteve të

Bashkuara, si u dëshmua nga fakti se marrëveshja e imunitetit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!