22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

104 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

sasisë së ushqimit që ndeshet në institucionet publike e jopublike

të arsimit parashkollor në vend, e cila në disa raste është

përkeqësuar në raport me cilësinë dhe garancinë e ushqimit.

Në vitin 2000 rreth 1/3 e fëmijëve nën moshën 5 vjeç ishin të

pazhvilluar për shkak të kequshqyerjes dhe 1 në 10 fëmijë ishte

me probleme. Në të njëjtën kohë popullsia shqiptare pas viteve

’90 po përjeton edhe një periudhë tranzicioni të të ushqyerit, ku

po vërehen shenja të mbipeshës dhe obezitetit veçanërisht në

zonat e kryeqytetit e qytetet e mëdha. Kjo si rrjedhojë e cilësisë së

dobët të produkteve ushqimore e sidomos të shtimit të atyre me

prejardhje “gjenetikisht të modifikuar” (OMGJ) në tregun lokal.

Ndërkohë një fenomen tjetër që lidhet me sigurinë

ushqimore në raport me të drejtën për një ushqim të sigurt e

të shëndetshëm është edhe çrregullimi i mungesës së jodit te

fëmijët veçanërisht në zonat malore që përfaqësojnë një pjesë

të rëndësishme të vendit. Sipas të dhënave më pak 50% e

familjeve fshatare konsumojnë kripë të jodizuar. Megjithëse

nuk ka të dhëna plotësisht të sakta mbi mungesën e vitaminës

A te këto kategori është më se e qartë se ajo është tejet e

përhapur për shkak të një diete ushqimore në fshat që

përqendrohet kryesisht te produktet blegtorale dhe vezët. Të

dhënat e kufizuara mbi mungesën e hekurit te kategori të

caktuara të popullsinë në këto zona, veçanërisht te fëmijët,

për shkak të mangësive që vijnë prej ushqimit, tregojnë se ky

mbetet një problem i madh shqetësues.

Siguria ushqimore në Shqipëri ka qenë shpesh e kërcënuar jo

aq për shkak të pamundësive të burimeve natyrore për të

përmbushur nevojat e vendit, por si rrjedhojë e keq-administrimit

apo edhe krizave politike, të cilat kanë çuar shpesh deri në

emergjenca ushqimore. Një ndër këta tregues është edhe rikthimi

në vend që prej trazirave të vitit 1997 e deri më 17 shkurt 2006, të

Programit Botëror të Ushqimit (WFP) i cili ofroi ndihmën e tij

prej afro 68 milionë USD në asistencë ushqimore kryesisht në

zonat e varfra të vendit dhe veçanërisht te familjet me të ardhura

të pakta qoftë në zonat rurale apo urbane.

Një ndër aspektet e më të rëndësishme që lidhet me

konceptin e një bujqësie të qëndrueshme, është perspektiva e

sigurisë ushqimore, e cila nga ana e saj kërkon një

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!