22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

107

qasje të dyfishtë. Nga njëra anë garantimi i nevojave bazë

ushqimore për shtresat në nevojë dhe të varfra si edhe nga

ana tjetër përgatitja për të funksionuar si një treg i përbashkët

me BE-në, ku merr përparësi jo vetëm sasia e llojshmëria e

prodhimeve ushqimore, por edhe cilësia e garancia e tyre për

shëndetin e njerëzve si pjesë e sigurisë njerëzore në tërësi.

5. Siguria Mjedisore

(Besar Likmeta - Gazetar/Reporter BIRN)

Koncepti teorik: çfarë është siguria mjedisore?

Në kuptimin më themeltar pasiguria është rreziku që

diçkaje me vlerë t’i ndodhë një e keqe. Për shembull, njerëzit

që vlerësojnë punën e tyre shqetësohen mbi rrezikun e

papunësisë; familjet që i kushtojnë rëndësi ushqimit

shqetësohen për furnizimin e rregullt me ushqime; qeveritë

që i kushtojnë vëmendje fuqisë shqetësohen nga mundësia e

humbjes së pushtetit; ndërsa vendet që vlerësojnë paqen si

diçka të vyer shqetësohen për mundësisë e shkuarjes në luftë.

Kështu, koncepti i sigurisë mund të aplikohet për shumë gjëra

të ndryshme që kanë vlerë (pra, për objektet referuese si puna,

shëndeti, organizatat/institucionet, vendet/kombi) dhe i

referohet një shumëllojshmërie kanosjesh (si papunësia,

mungesa e ushqimit, ndryshimi i qeverisë, lufta). Duke pasur

parasysh këtë kontekst, nuk përbën habi fakti që edhe mjedisi është

parë si objekt referues i sigurisë dhe që ndryshimet mjedisore janë parë

si rreziqe sigurie. Këto dhe lidhje të tjera midis mjedisit dhe sigurisë

mund t’i përkasin fushës studimore të emërtuar “siguri mjedisore”.

Termi “siguri mjedisore” lindi gjatë fundit të viteve 1980,

kur raporti mes mjedisit dhe siguria e njeriut u bë subjekt kërkimi

studimor dhe një shqetësim në rritje në komunitetin e

akademikëve. Siguria ambientale është një prej një sërë çështjeve

“të reja” jo-tradicionale të sigurisë. Ajo ka shërbyer për të zgjeruar

dhe thelluar konceptin e sigurisë. Ky koncept na ndihmon të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!