22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

90 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

Pjesa e mbetur e studimit që vijon do të përqendrohet pikërisht

në hulumtimin e këtyre dimensioneve apo fushave të sigurisë

njerëzore, duke sqaruar paraprakisht angazhimin tonë

konceptual në drejtim të shkollës së konceptimit të gjerë të

sigurisë njerëzore.

2. Siguria individuale *

(Edlira Peço - Pedagoge në Universitetin e Tiranës)

(Ira Papagjika - Koordinatore Ligjore në Ministrinë e Brendshme)

Koncepti teorik: Çfarë është Siguria Personale?

Në ditët e sotme siguria individuale shihet në

këndvështrimin e kushteve dhe faktorëve, qofshin këta fizikë

apo emocionale që duhet të ekzistojnë për personin që ai vetë

të ndihet i sigurt. Reagimi që individi ka ndaj kushteve jetësore

që ai apo shoqëria ndërton për të, varet në një masë të madhe

edhe nga niveli e frikës apo sigurisë që ai do të ketë për të

jetuar. Liria për ta analizuar diçka të tillë ekziston te çdo individ,

por mënyra se si ajo matet është shumë personale. Në fakt në

vetvete, të qenit i sigurt nis me një qëndrim personal të individit

që e pohon, dhe përfundon me nivelin e pranueshmërisë së

bashkëbiseduesit të tij, duke marrë të mirëqenë faktin se të dy

kanë të njëjtin koncept, vlerësim dhe interes për sigurinë. Në

këtë kontekst William Blatz, pionieri i “teorisë individuale të

sigurisë” hodhi themelet e të trajtuarit të sigurisë nga pikëpamja

personale që në vitet ’60. Sipas tij, ideja e të pasurit rreth vetes

kërcënime të ndryshme rrit rëndësinë, por edhe perceptimin

* Në analizat tona siguria individuale do të përzgjidhet në mënyrë të

vetëdijshme për t’u përdorur si një koncept më i kufizuar brenda kornizës

më të gjerë konceptuale të sigurisë njerëzore, për të nënkuptuar, sikurse

përmendet në tekst: mbrojtjen e individëve prej dhunës fizike, qoftë ajo

nga vetë shteti apo nga shtete të tjerë, nga individë të dhunshëm dhe/ose

aktorë joshtetërorë, nga abuzimet e ndryshme të brendshme, nga sulmet

politike etj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!