22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

61

i SHBA-ve jashtë vendit është dëmtuar shumë në tetë vitet e

fundit, dhe pavarësisht ndryshimeve të politikave, evropianët

besojnë se ky ka qenë një zhvillim shumë i keq. Së dyti,

pothuajse të gjitha kontributet në këtë artikull kërkojnë një

qasje multilaterale të SHBA-së në politikën ndërkombëtare.

Nëse evropianët nuk ishin të interesuar në lidershipin

amerikan, ata nuk do të kërkonin një SHBA më

bashkëpunuese. Për Presidentin e ri Amerikan, ky fakt paraqet

një mundësi shumë të madhe, pavarësisht rreziqeve që

ekzistojnë për shkak të pritshmërive të rritura. Evropianët nuk

kërkojnë marrëveshje në të gjitha çështjet (që edhe vet e kanë

të vështirë të gjejnë konsensus midis tyre), por ata besojnë

shumë se do të jenë më keq nëse SHBA-ja dështon në

konvertimin e fuqisë së saj në një lidership të besueshëm. Kjo

është në përputhje me gjetjet e fundit të një poll-i vjetor mbi

Tendencat Transatlantike, të udhëhequr nga German Marshall

Fund.

Nuk është aspak e çuditshme që të gjitha çështjet, në

kontributet e vendeve të ndryshme, kanë të bëjnë me

ndryshimin e klimës, energjinë, ligjin ndërkombëtar, (sidomos

Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve) dhe tregtinë botërore.

Të paktën për sa i përket ndryshimit klimatik evropianët do të

zhgënjehen nëse as presidenti i ri, as Kongresi Amerikan nuk

kanë më oreks për të nënshkruar çdo lloj marrëveshje që i lë

jashtë ekuacionit. Gjithashtu, pjesëmarrja në Gjykatën

Ndërkombëtare të Krimeve me siguri do të realizohet në mos

me ngurrim njësoj ose më të fuqishëm.

Sidoqoftë çështja me e rëndësishme është Rusia. Politika e

sigurisë është me siguri në agjendën evropiane. Këtu një çarje

midis vendeve evropiane bëhet gjithmonë e më e dukshme.

Shumë vende të Europës Lindore, sidomos që prej krizës së

Gjeorgjisë në verën 2008 e perceptojnë Rusinë si një kërcënim

real dhe i pashmangshëm për sigurinë e tyre. Kjo gjë nuk

ndahet nga të gjithë vendet anëtare perëndimore të BE-së.

Për të rritur sigurinë e tyre, europianët lindorë mbështeten

sidomos mbi SHBA-në drejtpërsëdrejti, me BE-në (dhe

NATO-n) që luan një rol sekondar (në mos edhe më të pakët).

Në pjesën më të madhe të vendeve lindore anëtare të BE-së

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!